TEKSTESHQIP
Biografia
Emri i vertete eshte Blerim Muharremi. Blero e pershkruan veten si njeri te thjeshte dhe mjaft romantik. Se pari u be i njohur nga dueti me Memli Krasniqin ne kengen "Kthehu". Blero thote se nuk ka menduar kurre se do te arrije kaq sukses te madh dhe "celes" per kete e konsideron punen me njerez te duhur. "Memli Krasniqi eshte shtylla e suksesit tim ne Kosove, eshte i vetmi qe e pyes per gjithçka, eshte profesionalist i vertete" thote Blero, adhurues i kengetareve R. Kelly dhe Stevie Wonder. Muziken e tij e definon si nje miks ndermjet muzikes R&B dhe Pop. Ne vitin 2009 Blero u fejua me aktoren mjaft te njohur Teuta Krasniqi. Viti 2010 i solli te dyve edhe nje vajze qe e quajten Tara. Ishin përfolur shumë gjatë, madje kishin dalur versione të ndryshme rreth lidhjes së tyre. Por një gjë e tillë nuk u kishte bërë përshtypje çiftit. Blero filloi një lidhje me aktoren e mirënjohur Teuta Krasniqi. Ata ishin në lidhje për një kohë të gjatë kur edhe vendimin e tyre për martesë e kishte shtyer ose ngutur edhe lajmi për shtatzënin e Teutës. Por, për ta bërë edhe më atraktive dasmën çifti priti derisa fëmija i tyre erdhi në jetë. Kështu, pas lindjes së vajzës së tyre Tarës, çifti Blero dhe Teuta vendosën që lidhjen e tyre ta kurorëzonin me martesë gjatë vitit 2013. Ishte një ceremoni e jashtëzakonshme me shumë mysafire dhe mjaft luksoze, madje ishte përfolur shumë për mënyrën e organizimit dhe për çdo detaj tjetër. Gjatë muajit shkurt të vitit 2014 u fol shumë rreth ndarjes së mundshme të çiftit Blero & Teuta. Lajmi i ndarjes u shpërnda me shpejtesi dhe u mor vesh se Teuta kishte ngritur padi shkurorëzimi ndaj Bleros. Pas pak koshesh, Blero nis nje lidhje te re me modelen Afrona Dika, me të cilën martohet në vitin 2019.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.78cm
Ngjyra e syve: Gjelbër
Ngjyra e flokëve: Kafe
Pija e preferuar: Uji
Muzika e preferuar: Muzika në përgjithësi
Këngetari-ja i/e preferuar: Michael Jackson
Ngjyra e preferuar: Kaltër
Sporti i preferuar: Fubolli
Sportisti/ja i/e preferuar: Lionel Messi
Hobi: Futbolli
Stili i veshjes: Sportiv
Moto e jetës: Të jesh i lumtur