TEKSTESHQIP
Eurovision (Albania)
Shqipëria mori pjesë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2004 në Stamboll të Turqisë. Shqipëria u prezantua me këngëtaren Anjeza Shahini dhe këngën Imazhi Yt që u punua në Anglisht "Image Of You". Shqipëria mori vendin e 4-të në Gjysmë-Finale dhe Vendin e 7-të në Finale me 106 Pikë. Kjo i mundësoi Shqipërisë finale Automatike në vitin e ardhshëm. Vitin 2005 këngëtarja Ledina Çelo ri-prezantoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën Nesër Shkoj ose "Tomorrow i Go". Shqipëria mori vendin e 16-të në Finale me 53 Pikë.

Nga viti 2004, Shqipëria ka marrë pjesë rregullisht në Eurovizion, por pa arritur të fitoje. Kjo për cilësinë e këngëve të përzgjedhura nga RTSH ndër vite që vërtet lënë për të dëshiruar, por edhe për mungesë aleatësh në shtetet europiane. Shpresa vdes e fundit dhe çdo vit mund të shpresojmë se ky do jetë viti i duhur. Forca Shqipëria!!
Image 193107
Image 110151
  • Eurovision (Albania)
  • Viti: 2004
  • TV: Rtsh
  • Radio: Radio Tirana