Festivali i 52-të në RTSH
Kënga "Zemërimi i një nate" nën interpretim të këngëtares Hersi Matmuja është shpallur fituese e edicionit të 52-të të festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Kjo këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2014.
Festivali i 52-të i RTSH-së u mbajt në një skenë gjigante, mjaft të bukur të ngritur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Orkestra ishte në nivel për performancat ‘live’ të 16 artistëve, të cilët shkuan direkt në finale, në mungesë të pjesëmarrjeve të artistëve.
Morrën pjesë edhe dështakët e edicioneve të kaluara në Eurovision, Luiz Ejlli dhe Frederik Ndoci, që më shumë se gjithçka tjetër foli për cilësinë e këtij festivali.
Si do që të jetë, performuan edhe artistë të rinj, relativisht të njohur në skenë, e shumica e këngëve u karakterizuan me balada, trend ky tipik për vendet ballkanase, edhe pse Eurovisioni është festival modern.
Grupi Lynx, Lindi Islami dhe Venera Lumani ishin ata që ngritën publikun në ovacion me performancat e tyre.
Por, nuk ishin të lartpërmendurit ata që i bënë krenarë teleshikuesit. Në fakt ishte këngëtarja sensacionale, Elhaida Dani, ajo e cila shkëlqeu në performancë të lirë pa qenë konkurrente, duke interpretuar ‘live’ disa këngë tradiconale shqipe, ashtu sikurse këngën "Adaggio" –interpretime këto të cilat lanë pa fjalë publikun.
Në fund antarët e jurisë votuan për më të mirët dhe fituesja e çmimit të parë që dërgon në Eurovision Song Contest, u shpall Hersi Matmuja, me këngën "Zemërim i një nate".
Çmimin e dytë e zuri kënga "Me ty" nën interpresim të Klodian Kaçani, kurse vendin e tretë e fitoi Saimir Braho me këngën "Grua".
Lista e këngëve pjesëmarrëse në festivalin e 52-të të RTSH-së:
Zemërimi i një nate (One night’s anger) - Herciana Matmuja
Jam larg (I'm far away) - Besiana Mehmeti and Shkodran Tolaj
Kthehu (Come back) - Luiz Ejlli
Një ditë shprese (One hopeful day) - Frederik Ndoci
Jeta në orën 4 (Life at 4 o’clock) - Orges Toce
Me ty (With you) - Klodian Kacani
Natë e pare (First night) - Venera Lumani dhe Lindi Islami
Mikja ime (My friend) - Blerina Braka
Ëndërrat janë ëndërra (Dreams are dreams) - Xhejsi Jorgaqi
Kur qielli qan (When the sky cries) - Xhejn & Enxhi Kumrija
Princesha (The Princess) - Lynx
Ti mungon (You’re missing) - Marjeta Billo
Grua (Wife) - Sajmir Braho
Në zemër (In the heart) - Rezarta Smaja
Vetëm për ty (Only for you) - Saviana Verdha dhe Edmond Mancaku
Nuk e di (I don’t know) - Renis Gjoka

Festivali i 52-të në RTSH (Tekste & Video)
- 1MjegullaRenis Gjoka
- 2Në ZemërRezarta Smaja
- 3Ëndërrat Janë ËndërraXhejsi Jorgaqi
- 4Ti MungonMarjeta Billo
- 5Një Ditë ShpreseFrederik Ndoci
- 6Me TyKlodian Kaçani
- 7KthehuLuiz Ejlli
- 8Zemërimi I Një NateHersiana Matmuja
- 9Jam LargBesiana Mehmedi & Shkodran Tolaj
- 10GruaSajmir Braho
- 11Natë E ParëVenera Lumani & Lind Islami
- 12Mikja ImeBlerina Braka
- 13Kur Qielli QanXhejn Kumrija & Enxhi Kumrija
- 14PrinceshaLynx
- 15Vetëm Për TyEtmond Mancaku & Entela Zhula
- 16JehonaGrupi Na

- Festivali i 52-të në RTSH
- Tiranë
- 26/12/2013 - 28/12/2013
- Prezantues:
- Stacion radio:
- Kanal televiziv:
- Festival muzikor:
- Vendi:
Pallati i Kongreseve
Komente 1