Festivali i 55-të në RTSH
Lindita Halimi me këngën "Botë" u shpall fituese e Festivalit të 55-të këngës në RTSH. Ajo mori unanimisht votat e jurisë së specialistëve dhe publikut nëpërmjet rrjetit socail Facebook. E emocionuar ajo tha se "Do të mundohem të mos ju zhgënjej". Pas këtij suksesi, Lindita Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Nata e tretë finale e Fest ’55 në RTSH ishte një spektakël mbresëlënës. Ajo ka nisur me një moment befesues dhe emocionues. Për herë të parë në Shqipëri me teknikën e halogramës u shfaq ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela, me hitin e saj "Moj e bukura Shqipëri". E konsideruar këngëtarja më e madhe e muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela, me karrierën e saj të shtrirë në disa dekada, ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek publiku. Ajo u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare. Shfaqja vërtetë magjike u duartrokit gjatë nga publiku. Një tjetër moment ishte prania e sporanos me famë botërore Inva Mula, e cila risolli edhe njëherë në memorien e publikut këngën e babait të saj, artistit të njohur Avni Mula, "Shqipëri o vendi im". Duartrokitje solli edhe një kolazh i përzgjedhur nga këngët e festivaleve ndër vite në RTSH kënduar nga Ledina Çelo dhe Sidrit Bejleri. Përveç votave të publikut, një traditë e rikthyer kjo në Festival, këngët e mbrëmshme u vlerësuan nga juria qendrore që gjendej në sallën e Pallatit të Kongreseve, e përbërë nga këngëtarja Vikena Kamenica, regjisori Altin Basha, këngëtarja Alma Bektashi, kantautori Vlashent Sata, autori Arben Duka dhe sopranoja Inva Mula. Përveç jurisë në sallë, këtë herë dhanë votën e tyre edhe disa personalitete të tjerë të muzikës. Elsa Lila, Nertila Koka, Adelina Ismaili, Anjeza Shahini dhejuria Agim Krajka ishin pesë emrat e mirënjohur të muzikës shqiptare që vendosën për emrat e fituesve, por këta nuk ishin të vetmit emra që vendosën për "fatin" e këngës së këtij viti. Juria e natës finale ishte e ndryshme nga ajo e dy netëve të para. Dy juritë e natës së tretë patën një rezultat të ndryshëm nga votat e publikut, që zinin 40% të rezultatit përfundimtar. Çmimi i parë i Lindita Halimit, ndiqet nga Genc Salihu me çmim të dytë dhe Dilan Reka në vend të tretë. Edhe dy çmimet e tjera do të shkojnë në "Eurosong" si pjesë e delegacionit. Kënga fituese e festivalit do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision", i cili do të zhvillohet në Kiev të Ukrainës, në datat 9, 11 dhe 13 maj 2017.

Festivali i 55-të në RTSH (Tekste & Video)
- 1ShiuYll Limani
- 2Besoj Në ËndrraEdea Demaliaj
- 3PritjaXhejni Lito
- 4Dashuria Për JetënClassic Boys
- 5Koha PlaketLuka Hajdini & Serxhio Hajdini
- 6SotLynx
- 7Botë (World)Lindita Halimi
- 8Mos HarroDilan Reka
- 9Dhimbja E GëzimitErlind Zeraliu
- 10Edhe Një HerëElson Braha
- 11Fjalët Ia Lë ZemrësAlbulena Jashari
- 12Eva Jam UnëXhesika Polo
- 13MetropolXuxi
- 14Më ZgjoTiri
- 15Pse Prite GjatëRezarta Smaja
- 16Shi DiamantëshOrges Toçe
- 17Dashuri Dhe UrrejtjeNeki Emra
- 18Atje LartFestina Mejzini
- 19Me TyLorela
- 20Vija E LumitLinda Rukaj
- 21Shkon E VjenFabiola Agalliu & Agnesa Çavolli
- 22KëtuGenc Salihu
- 23MackaFranc Koruni
- 24OsirisFlaka Krelani

- Festivali i 55-të në RTSH
- Tiranë
- 21/12/2016 - 23/12/2016
- Prezantues:
Ledina Çelo
Kasem Hoxha
- Stacion radio:
- Kanal televiziv:
- Festival muzikor:
- Vendi:
Pallati i Kongreseve
Komente 0