A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
26/12/2014 - 28/12/2014
Pallati Kongreseve, Tiranë
Prezantuesit: Turjan Hyska, Floriana Garo & Liberta Spahiu
TVSH / Radio Tirana

28 këngë mes 50 konkurruesve janë zgjedhur për garën e Edicionit të 53-të të Festivalit Kombëtar të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Festivali u mbajt në datat 27-28 dhe 29 dhjetor.

Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu, ishin treshja e përzgjedhur nga organizatorët për të drejtuar Festivalin e 53-të të Këngës në RTSh.
Hyskaj vjen në skenën e këtij festivali, pas një përvoje të sukseshme si në muzikë ashtu edhe në gazetarinë televizive. Ndërsa Floriana Garo dhe Liberta Spahiu, vijnë nga bota e modës dhe spektaklit.
Ndërkohë skenografia e festivalit iu besua Patrizia Bocconit, ndërsa Marcelo Lazzeti do të jetë drejtor fotografie. Të dy janë personazhe me emër dhe karrierë në RAI dhe jo vetëm.

Pas natës finale të Festivalit të 53 të Këngës në TVSH,u përzgjodh kënga fitues që do të përfaqësojë Shipërinë në Eurovision. Është kënga ‘Diell’ nga këngëtarja Elhaida Dani që do të performojë në maj në shtetin nikoqir në festivalin e këngës Europiane që këtë vit është Austria.

Këtë vit ka qenë një konkurrencë mjaft e fortë duke marrë pjesë artistë mjaft të njohur dhe kushdo që do zgjidhej do të na përfaqësonte denjësisht, por juria e festivalit ka vendosur për Elhaida Danin.

Çmimi i publikut i ka shkuar grupit Offchestra për këngën e tyre ‘Bajram’ ndërsa Interpretuesi më i mirë i festivalit është shpallur Gjergj Leka me këngën ‘Himn’. Vendin e tretë ka marrë kosovarja Linda Halimi me ‘S’të fal’, Bojken Lako vendin e dytë me ‘Të ndiej’.

Elhaida është fituesja e ‘The Voice of Italy’ në vitin 2013 ndërsa tani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  32




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019