Gjeniu I Madh 1
“Gjeniu i Vogël” do të vijë së shpejti në një tjetër version, në “Gjeniu i madh”, një talent show që do të thërrasë nën dritat e prozhektorëve personazhe të panjohur, por me talent në këndim. Këtë vit spektakli i muzikës ka ndryshuar konceptin ku do të jenë “gjenitë” e mëdhenj ata që do të ngjiten në skenë për të realizuar ëndrrën e tyre. Spektakli i muzikës, me produksion të vëllezërve Laco, Adi Hilës dhe Vizion Plus ka hapur audicionet që në tetor të vitit të kaluar. Pak ditë më parë ju zbuluam se spektaklin do e prezantojë Eva Murati ndërsa sot ju bëjmë të ditur emrat e anëtarëve të jurisë që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve pjesëmarrës.
Inis Gjoni – Me një karrierë të gjatë në televizion, fillimisht si balerinë, prezantuese dhe sot pedagoge në Universitetin e Arteve, Inisin këtë vit do e shohim në kolltukun e jurisë për të gjykuar performancat e konkurrentëve në “Gjeniu i madh”.
Ardi Asllani – Një prej emrave shqiptarë më të njohur të modës, Ardi Asllani, i cili mban dhe rolin e drejtorit të imazhit në Vizion Plus, do ta shohim së shpejti në rolin e jurisë për të gjykuar performancat e personazheve të talentuar. Kjo nuk është hera e parë që Ardi merret me një talent show pasi mjafton të kujtojmë “Tu si que vales”, ku ishte production manager.
Rozana Radi – Rozana Radi, këngëtare, prezantuese e një programi të përditshëm në MCN, fituese e disa çmimeve dhe me një karrierë të gjatë në muzikë do të gjykojë performancat e personazheve të panjohur, por me shumë talent.
Endri Prifti dhe Stefi Prifti – Dy vëllezërit korçarë që na kanë shoqëruar me muzikën e tyre prej vitesh, jo vetëm që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve pjesëmarrës, por presim të na sjellin dhe shumë humor me batutat e tyre që nuk mungojnë në daljet e tyre televizive.

Fatjon Konxholli
Jorgjeta Lalazi
Ana Subashi
Shkelzen Byku
Roland Bregu
Irma Dauti
Fiorentin Dore
Fatmir Cara
- Gjeniu I Madh 1
- 26/01/2023 - 14/04/2023
- Talent Show:
- Juria:
- Prezantues: Eva Murati
- Kanal televiziv: Vizion+
Komente 0