Kënga Magjike 2000
Gjithashtu ne skene këndon Justina Aliaj qe prej 9 vitesh jetonte ne SH.B.A.
Transmetohet drejtperdrejt nga TVSH, TVA dhe RTV21, në lidhje me Radio Tirana, +2 dhe Rash.
Mes 33 kengeve fiton festivalin Irma dhe Eranda Libohova me kengen "1000 endrra"
Një vit jubile, që do të shënonte një eveniment të pakrahasueshëm për nga emocionet. Pikërisht kënga magjike 2000 do të rikthente për herë të parë pas një mungese 15-vjeçare, Bylbylin e Kosovës, Nexhmije Pagarushën. Një zë brilant, që nuk mund të vinte thjesht si Presidente e jurisë së festivalit, por që erdhi denjësisht si një këngëtare e munguar, që në duetin me kantautorin Ardit Gjebrea do të emociononte shqiptarët në të dy anët e kufirit. Kjo, nuk do të ishte përvoja e parë e Nexhmije Pagarushës në Festivalin Kënga Magjike, por ishte kujtimi i parë i saj pas një mungese të gjatë. Një kujtim i shoqëruar me lotë dhe duartrokitje të gjata. Tashmë ky event nuk vinte thjesht si një festival. Përvoja e një viti më parë kishte treguar se bëhej fjalë për një aktivitet spektakolar, ku ruhej natyrshëm ekuilibri mes garës dhe spektaklit. Mes këngëve konkurrente, artistëve të njohur e të rinj kishte vend edhe për një të ftuar speciale si Justina Aliaj, e cila pas 9-vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kthehet skenës së Pallatit të Kongreseve për t’i kënduar sërish Shkodrës. Por Çmimi i parë i festivalit mbetet në Tiranë dhe shkon tek motrat Libohova. Gjatë tri netëve, dialektet e shqipes u përzjenë edhe me një theks gjerman, që vinte nga bashkëprezantuesja e Gjebresë, Sabine Blumayer.
Kënga Magjike 2000 (Tekste & Video)
- 1MalliShpresa Gashi
- 2S'e DiMariza Ikonomi
- 3Fati I RrugesRovena Stefa
- 4Une Besoj Ne...Ritfolk
- 5Kur Shuhet Nje DashuriLeonora Luca
- 6S'e DiEriselda Gjoka
- 7Dashuri E HumburKozma Dushi
- 8DashurovaMerian Gjata
- 9Verem Nje NateMonika Trungu
- 10Nuk Eshte TrillimGezim Aliko
- 11Ajo Çka Duhet Te BejmeHektor Duri
- 12Sa Drite Jetes I KerkovaBlerina Shalari
- 13Per Nje GruaMyfarete Laze
- 14ThemLindita Matja
- 15Enderr E VrareAurel Thellimi
- 16E DielaMira Bregu
- 17Per Antonelen Qe Do Mikun TimLeonard Bulku
- 18Me Beso... Te DuaManjola Nallbani
- 19ParadoksGjergj Jorgaqi
- 20GënjeshtarjaThe Dreams
- 211000 EnderratEranda Libohova & Irma Libohova
- 22Njeriu I LireAlketa Vejsiu
- 23Qyteti ImAltin Goci
- 24Dua Apo DuhetBojken Lako
- 25Simfonia E RitmitKristi
- 26DeluzionWest Side Family
- 27Djalo Mos Me DuajLiliana Kondakçi Ft. Ermal Mamaqi & Erlind Zeraliu
- 28Bota E Madhe Eshte Me TyRovena Dilo
- 29MallValbona Zhuleku
- 30Je Vetëm TiMira Konci
- 31Pas Cdo IkjejeArjan Toci
- 32Te Mi Thoni NenesRino Ritem
- 33Lag E TerSpirit Voice
- 34Koha ImeJonida Maliqi
- 35Mundim Drejt HumbjesMerland Kademi
Komente 1