TEKSTESHQIP
Klajdi Musabelliu - E Bukur
Klajdi Musabelliu
E Bukur

Kënga u kompozua nga Irkenc Hyka, autorë të tekstit rezultojnë të jenë Irkenc Hyka, Anxhela Peristeri & Petro Xhori, ndërsa produksionin audio e kryen Unix Music. U mendua edhe për adhuruesit e klipeve, prandaj ky projekt artistik bëhet i disponueshëm tek audienca nga sfera vizuale edhe me anë të një videoklipi muzikor, i cili erdhi në platformat online më 2 Mars 2025 dhe direkt pas publikimit interesimi i publikut ishte së tepërmi i madh.
 Klajdi Musabelliu: “Një këngë e krijuar me pasion dhe mjeshtëri nga Irkenc Hyka, me tekst të shkruar nga Irkenc Hyka Anxhela Peristeri dhe Petro Xhori, të cilët së bashku me ekipin e talentuar të "VGA" bënë të mundur realizimin dhe finalizimin e këtij videoklipi muzikor. "E Bukur" është më shumë se një këngë... është një dhuratë e shtrenjtë dhe e veçantë që më rikthen në skenë, aty ku zemra ime rreh më fort dhe arti merr jetë. Një falënderim i përzemërt për Irkenc Hyka, Anxhela Peristeri, Petro Xhori, Xhumill, VGA, dhe Fole Publishing për besimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në këtë rrugëtim artistik. Pa ju, kjo ëndërr nuk do të ishte bërë realitet. Me mirënjohje dhe dashuri!”.
Teksti :: Song Lyrics
Më ndalet fryma kur të shoh,
Jo s'të kam parë u bë shumë kohë.
Më dukesh e bukur,
Para meje e bukur.

Buzëqesh ti pak,
Kur flokët kap,
Ashtu perfekte s'ke nevojë as për make up.

Mos dil ktë natë,
Të rrimë ne bashkë,
Se xhelozoj pa fund' o shpirt kur ikën larg.

Sot unë dua të ndihem,
Si kurrë jo më parë.
Të kërcej bashkë me
hënën dhe shpirtin në zjarr,

Se kam jetuar,
I pa shëruar,
Unë pa ty. X2

Më ndalet fryma kur të shoh,
Jo s'të kam parë u bë shumë kohë.
Më dukesh e bukur,
Para meje e bukur.

Kur jam me ty,
Asgjë s'mjafton.
Në krahët e mija,
Kur vallzon

Më dukesh e bukur,
Për mua e bukur

DËRGOI:
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200
Komente 0