Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Më Jeto".
3. Video është e këngës "Më Jeto", por nuk këndohet nga Kledi Bahiti & Samanta Karavella.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.
Muzika:
Kledi BahitiTeksti:
Olti CurriOrkestrimi:
ThreedotsVideo Produksioni:
Pro VideoPjesëmarrëse në
SVFM 2014
Komente
1 🔥
01/06/2014
Rruga është njëlloj, si dikur fëmijë.
Më kujtohet mirë, asgjë nuk kisha unë.
Ëndërroja fort, që të ikja larg.
Doja shumë që të harroja varfërinë.
Oooo botë e egër, jo, nuk të fal asgjë.
Jetë e rrugës peng më mban,
çdo gabim një çmim e ka.
REF:
Më jeto, thotë jeta pa u ndalur.
Ti më jeto, një jetë ne na kanë falur.
Më jeto, nuk do të jesh ti vetëm.
Ti më jeto, të jemi bashkë dhe nesër...
Jo, mos u ndal, jo, mos u ndal.
Ty frymë të jap, ty forcë të kam.
Jo, nuk është e lehtë, që t'ja dalësh vetë.
Jeta shumë të jep, një ditë, dhe prapë ti merr...
Ajo që kaloi, na bën më të fortë.
Ti mos thuaj, nuk ja dal, sa kohë t'jesh gjallë...
Sikur veç një orë, po të zgjasë ajo.
Ti pa fund, vazhdo jeto.
Jo asgjë s'mund të ndalojë...
REF:
Më jeto, thotë jeta pa u ndalur.
Ti më jeto, një jetë ne na kanë falur.
Jo mos u ndal, jo mos u ndal.
Ty frymë të jap, ty forcë të kam...
Më jeto, nuk do të jesh ti vetëm.
Ti më jeto, të jemi bashkë dhe nesër...
Jo mos u ndal, jo mos u ndal.
Ty frymë të jap, ty forcë të kam...
Më jeto, nuk do të jesh ti vetëm.
Ti më jeto, të jemi bashkë dhe nesër...
Jo mos u ndal, jo mos u ndal.
Ty frymë të jap, ty forcë të kam...
{{uname}}