TEKSTESHQIP
Liliana Kondakçi & Luan Zhegu - Kur Po Xhirohej Nje Film
Liliana Kondakçi & Luan Zhegu
Kur Po Xhirohej Nje Film

Për këngën ka punuar si kompozitor Aleksandër Peçi, ndërsa autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Xhevahir Spahiu.
 Kolona zanore e filmit " Kur xhirohej një film".

Teksti :: Song Lyrics

Një ditë e re po zgjohet
Dhe bashke me të një dashuri
Gëzimin tonë përcjellin
Në rrugë, në rrugë me mijëra sy.

Si zogjtë me cicërima
Lodrojnë vogëlushët në shtëpi
Përtej dritares hapen
Një qiell, një diell,një kaltërsi.

Refreni(2x)
Me dashurinë e madhe si det
Që rritet në qiellin pa re
Me ëndrra në jetë ngarkuar të dy
Një dallgë plot dritë jemi ne.

Në krahun tënd mbështetem
Tek unë, tek unë mbështetu ti
Dhe dora mbi femijët
Si mbi të ardhmen tonë rri.

Si zogjtë me cicërima
Lodrojnë vogëlushët në shtëpi
Përtej dritares hapen
Një qiell, një diell, një kaltërsi

Refreni(2x)
Me dashurinë e madhe si det
Që rritet në qiellin pa re
Me ëndrra në jetë ngarkuar të dy
Një dallgë plot dritë jemi ne

Kontribuan:
Kliton P.
Komente 1