TEKSTESHQIP
Lori - Shen Valentini
Lori
Shen Valentini

Autor i muzikës është Armend Rexhepagiqi, teksti është shkruar nga Aida Baraku, ndërsa autor i orkestrimit është Darko Dimitrov.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Pa buqetën e luleve ky mëngjes i pafat
Përsëri mbi jastëk nuk do të gjej
Asnjë çokollatë
Zbukurimet e jetës sime s’janë në formë zemrash
S’është kjo jetë e të dashuruarve

Nga mëngjesi më torturuan pyetjet e njerëzisë
A kështu kalohet Dita e Dashurisë?

Le të më pyesin, le të pyesin
Në këtë botë të mbushur me budallenj
Le të pyesin, fati i vërtetë
Ai troket një herë në jetë

Ref:
Buka që e ha, uji që e pi
Nuk e ngopën shpirtin me dashuri
Pse të pres, ky nuk është krim
Do të vijë Shën Valentini im

Duan, duan njerëzit ta dinë, po disa fjalë nuk fliten
Disa dyer s’hapen, historitë përsëriten
Ky është veç një shekull i vetmisë

Dua, dua derisa të jem gjallë
Derisa frymë të marr
Derën hapur unë për ty ta mbaj
Ndoshta nis
Dita më e bukur, e rinisë, e dashurisë

Le të më pyesin, le të pyesin
Në këtë botë të mbushur me budallenj
Le të pyesin, fati i vërtetë
Ai troket një herë në jetë

Ref:
Buka që e ha, uji që e pi
Nuk e ngopin shpirtin me dashuri
Pse të pres, ky nuk është krim
Do të vijë Shën Valentini im

Pa buqetën e luleve ky mëngjes i pafat
Përsëri mbi jastëk nuk do të gjej
Asnjë çokollatë
Zbukurimet e jetës sime s’janë në formë të zemrave
S’është kjo jetë e të dashuruarve

Kontribuan:
Emini
Komente 0