TEKSTESHQIP
Luleborë VII
Festivali “Luleborë” ka ulur siparin edhe për këtë vit. Triumfi i çmimit të parë i ka buzëqeshur Ana Bushgjokaj, një emër jo shumë i njohur i muzikës shkodrane e më gjërë. Festivali “Luleborë” u zhvillua në 18 & 19 nentor.

Kënga fituese ishte “Zemra kërkon zemrën”, e cila trajtonte një temë mjaft prekëse, atë të personave që jeta nuk u ka bërë të mundur të njohin nënën e vet.

Ishte një krijim me emocione të forta, të cilat u perjetuan edhe nga shumë të pranishëm në sallën e Teatrit “Migjeni”, ku eventi ngjalli interes megjithë motin e rënduar nga reshjet e shiut.

Kënga fituese “Zemra kërkon zemrën” ishte një kombinim i gjetur i tekstit me autor Arben Bushgjokaj- babai i interpretueses, muzikës dhe interpretimit, një harmoni që i dhe edhe çmimin e parë këngëtares Ana Bushgjokaj.
Luleborë VII (2022)
  • Luleborë VII
  • Viti: 2022
  • 18/11/2022 - 19/11/2022
  • Teatri Migjeni