TEKSTESHQIP
Rezarta Shkurta - Gjysma Ime
Rezarta Shkurta
Gjysma Ime

Nuk gabojmë kur themi se një rëndësi të veçantë ka fakti që projekti u përcoll tek audienca e gjerë i plotësuar në dimensionin vizual edhe me anë të një videoklipi muzikor, për produksionin e të cilit është kujdesur MAX Production. Videoklipi u publikua më 14 Dhjetor 2016. Kompozitor është Elgit Doda, autor i fjalëve të tekstit është Alex Seitaj, ndërsa okestracionin e realizoi Darko Dimitrov.
Teksti :: Song Lyrics
Sytë e veshur...
Por të betohem nuk po qaj
Dhimbje e heshtur
Në çdo buzqeshje zemra ndal
Pa ty (pa ty)
Pa ty dhe veten time nuk e njoh
Më beso, s'e di sa gjatë do vazhdoj

Me kokën lart shkoj në rrugën time
Por më mungon ti gjysma ime

REF.:
Dhomën n'errësirë e mbaj
Të mos e shoh vetminë e saj
Mungesa jote peng më mban çdo natë
Në shtratin që ne ndanim bashkë
Dhe vjen një tjetër ditë që pres
Një tjetër copëz shpirti vdes
Shpresoj kur në mëngjes unë sytë ti hap
Ti të ndodhesh pranë

Frymë e tretur...
Por mund të thotë vetëm dy fjalë
Zemër kthehu!
Edhe një herë në krahë më mbaj.
E ftohtë, e akullt bëhet zemra në vetmi
Ti e di
Je ti, je ti dielli im

Me kokën lart shkoj në rrugën time
Por më mungon ti gjysma ime

REF. x2:
Dhomën n'errësirë e mbaj
Të mos e shoh vetminë e saj
Mungesa jote peng më mban çdo natë
Në shtratin që ne ndanim bashkë
Dhe vjen një tjetër ditë që pres
Një tjetër copëz shpirti vdes
Shpresoj kur në mëngjes unë sytë ti hap
Ti të ndodhesh pranë

DËRGOI:
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200
Komente 0