TEKSTESHQIP
Sabri Fejzullahu & Sinan Vllasaliu - Shqiperi Etnike
Sabri Fejzullahu & Sinan Vllasaliu
Shqiperi Etnike

Një klip mund të mos jetë hit, por një hit duhet të ketë një klip. Është ky një ligj i pashkruar në showbizin tonë, ndaj projekti është paraqitur tek artdhashësit i realizuar në dimensionin vizual me anë të një videoklipi muzikor, për video produksionin e të cilit u bashkëpunua me MAX Production. Ky videoklip u publikua më 30 Prill 2015. Muzika e këngës është kompozuar nga Alban Furtuna, ndërsa teksti ka punuar si autor Arsim Bunjaku.
Teksti :: Song Lyrics
[Sabri Fejzullahu:]
Nëna Shqipëri shiko se kush ka ardhë.
Kanë ardhur me të pa, dy vllezër kosovar.

[Sinan Vllasaliu:]
Një amanet sonte e kem sjell.
Brez pas brezi gjërat kanë përcjell.

[Sabri Fejzullahu:]
Do jemi një o sot o kurrë.
Me një qëllim e një flamur.

[Sinan Vllasaliu:]
Trojet shqiptare të jenë me një shtet.
E ta qojmë në vend atë amanet.

[Ref. 2x:]
Jemi shqipëtar jemi kosovar.
E duam shqipërinë etnike sa të jemi gjallë.

[Sinan Vllasaliu:]
Ata që na ndane mirë le ta dinë
Nuk shkelet Kosova se asht SHQIPERI

[Sabri Fejzullahu:]
Jemi një komb jemi një gjak.
Nuk duam më shumë po as më pak

[Sinan Vllasaliu:]
Ata që na ndane mirë le ta dinë
Nuk shkelet Kosova se asht SHQIPERI

[Sabri Fejzullahu:]
Jemi një komb jemi një gjak.
Nuk duam më shumë po as më pak.

[Ref. 2x:]
Jemi shqipëtar jemi kosovar.
E duam shqipërinë etnike sa të jemi gjallë.

[Ref. 4x:]
Jemi shqipëtar jemi kosovar.
E duam shqipërinë etnike sa të jemi gjallë.

DËRGOI:
Zgjidhni me sa yje do votoni
Komente 2