Samanta Karavella
Loti I Fundit
Loti I Fundit
Këngën e kompozoi Kledi Bahiti, tekstin e mori përsipër Olti Curri, ndërsa arranzhimi janë sjellë tek publiku nga Threedots. E ka nisur karrierën me balada dhe pikërisht një baladë dashurie i dha asaj një çmim të shumëpritur e të merituar pas 10 viteve karrierë si këngëtare. Përherë e ëmbël, me një pamje sa të brishtë dhe melankolike ndonjëherë, Samanta gjithmonë u ka dhënë këngëve nga shpirti i saj. Shpesh e rezervuar në eksperimente muzikore, suksesi e gjeti kur ajo e priste më pak, piëkrisht në 10 vjetorin e Top-Fest, ku artistë të njohur e të rinj kanë rrëmbyer trofeun e fitores. Një fitore që për disa artistë ka hapur dyert e një karriere të sigurt. Ndërsa Samanta pohon se tashmë si fituese ka më shumë përgjegjësi në gjërat e reja që do të sjell. "Janë shtuar përgjegjësitë ndaj meje dhe jam duke punuar shumë për projektet e radhës", pohon Samanta, ende nën ethet e të qenit fituese e njërit prej festivaleve më prestigjoz të muzikës moderne në Shqipëri.
Teksti :: Song Lyrics
Dua të ndal, thuaj një fjalë
Këtë peshë s'mund ta mbaj
Zemrën e gënjej
Kam frikë të mbetem vetëm
Dua të flas, thuaj një fjalë
Emri im s'është mëkat
Do të shkosh pas pak
Është nata jonë e fundit
Kur të jesh larg
Do të djeg në shpirt një zjarr
Kur të jesh larg
Nga një yll do vdes çdo natë
Kur të jesh larg
Do të thuash pse s'të kam
Loti i fundit kur të dalë
Do të thahet dalëngadalë
Vetëm një çast,dua të ndal
Çdo kujtim ka një fjalë
Sa vështirë e kam
E ndjej që jam e vetme
Ëndërra u ndal! Ndjehem në faj
Ishte ëndërr pa fat
S'do të jemi peng
Do jemi ne të huaj
Kur të jesh larg
Do të djeg në shpirt një zjarr
Kur të jesh larg
Nga një yll do vdes çdo natë
Kur të jesh larg
Do të thuash pse s'të kam
Loti i fundit kur të dalë
Do të thahet dalëngadalë
Kur të jesh larg
Do të djeg në shpirt një zjarr
Kur të jesh larg
Nga një yll do vdes çdo natë
Kur të jesh larg
Do të thuash se s'të kam
Loti i fundit kur të dalë
Do të thahet dalëngadalë
Këtë peshë s'mund ta mbaj
Zemrën e gënjej
Kam frikë të mbetem vetëm
Dua të flas, thuaj një fjalë
Emri im s'është mëkat
Do të shkosh pas pak
Është nata jonë e fundit
Kur të jesh larg
Do të djeg në shpirt një zjarr
Kur të jesh larg
Nga një yll do vdes çdo natë
Kur të jesh larg
Do të thuash pse s'të kam
Loti i fundit kur të dalë
Do të thahet dalëngadalë
Vetëm një çast,dua të ndal
Çdo kujtim ka një fjalë
Sa vështirë e kam
E ndjej që jam e vetme
Ëndërra u ndal! Ndjehem në faj
Ishte ëndërr pa fat
S'do të jemi peng
Do jemi ne të huaj
Kur të jesh larg
Do të djeg në shpirt një zjarr
Kur të jesh larg
Nga një yll do vdes çdo natë
Kur të jesh larg
Do të thuash pse s'të kam
Loti i fundit kur të dalë
Do të thahet dalëngadalë
Kur të jesh larg
Do të djeg në shpirt një zjarr
Kur të jesh larg
Nga një yll do vdes çdo natë
Kur të jesh larg
Do të thuash se s'të kam
Loti i fundit kur të dalë
Do të thahet dalëngadalë
- Publikimi: 10/06/2013
- Ora: 14:31
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 8