TEKSTESHQIP
Shaban Krasniqi - Vijnë Vashat (Vallja E Luleve)
Shaban Krasniqi
Vijnë Vashat (Vallja E Luleve)

Kompozitor është vetë artisti, poezia u shkruajt nga Lasgush Poradeci, ndërsa për orkestrimin u përkujdes Fatos Canolli.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Vijnë vashat valle-valle
Gushë e gji stolisura
Një pëllumb një sy sorkadhe
Seç vjen m’e mbolisura.
Ç’m’i ka hije shtat i hedhur
Hije kraharuari,
Pa fillon me zë të dredhur
Vasha së kënduari.

Ref. 2x
Thoni se pranë një mburimi
Me të pa të fluturën:
Thoni seç e zu trimi
Atë bel këputurën.

Ju që niseni për lule
Shoqe moj të mijëza
A s’më merrni edhe mua
N’ër pyje e korijëza.
Ç’m’i ka hije shtat i hedhur
Hije kraharuari,
Pa fillon me zë të dredhur
Vasha së kënduari.

Refr. 2x
Thoni se pranë një mburimi
Me të pa të fluturën:
Thoni seç e zu trimi
Atë bel-këputurën.
(percjellja...)

2x Thoni se pranë një mburimi
Me të pa të fluturën:
Thoni seç e zu trimi
Atë bel-këputurën

Kontribuan:
shaban krasniqi
Komente 0