TEKSTESHQIP
Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri - Azem Behluli
Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri
Azem Behluli

Ky produkt muzikor erdhi i finalizuar para një audience më të gjerë i përpunuar në sferën vizuale edhe me anë të një videoklipi muzikor, të cilin e përgatiti BUG Production. Ky videoklip u publikua më 20 Maj 2022. Muzika e këngës u kompozua nga Naim Gjoshi, tekstin e përgatiti Faruk Tasholli, ndërsa okestracioni u punua nga Xhevdet Gashi.
Teksti :: Song Lyrics
Ka shumë vjet jam tuj menue,
Qysh për ty nji kang me knue,
Si ta knoj kur s'të nxa kanga,
O Azem, Azem Theranda.

Kur Kosova ish' me derte,
Djalë u nise, djalë mbete,
Askush ballin ty s'ta uli,
O Azem, Azem Behluli.

Askush ballin ty s'ta uli,
O Azem, Azem Behluli.

Hej Azem, hej Azem Behluli,
Çlirimtar, ballin te flamuri,
Emri yt është rreze lirie,
N'troje Dardanie.

Ref.
Hej Azem, trimi zemër zjarr,
Çlirimtar, burri mjekër ar,
Shpirti yt lshon rreze lirie,
N'troje Dardanie.

Ditë e natë ti tuj luftue,
Frontin s'dite kurrë me lshue,
Hej Azem, o vëlla ku shkove,
shpirti yt, asht i lirë në qiell Kosove.

Sa herë zbret ti maja malesh,
Shtatë herë vritesh, tetë herë ngjallesh,
Nëpër qiellin e lirisë, mbete yll...
Flakadan i trimërisë.

Ref. (x2)
Hej Azem, hej Azem Behluli,
Çlirimtar, ballin te flamuri,
Emri yt është rreze lirie,
N'troje Dardanie.

Hej Azem, trimi zemër zjarr,
Çlirimtar, burri mjekër ar,
Shpirti yt lshon rreze lirie,
N'troje Dardanie.

DËRGOI:
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0