23/03/2007 - 22/06/2007
Studiot E TV Klan, Tiranë
Prezantuesit: Zana Çela
TV Klan / Radio Klan

Kurre me pare nje skene televizive nuk ka ndjere emocione aq te forta, kurre me pare ne nje studio televizive publiku nuk ka mbeshtetur aq fuqishem sa ne “STAR ACADEMY”.

Mbas suksesit te edicionit te pare, premtimeve te mbajtura per bursat e studimit per tre fituesit e vendeve te para, mbeshtetjes dhe promovimit te fituesve te tjere, ne aktivitetet me te rendesishme te muzikes qe u organizuan gjate ketij viti, rikthehet ne TV KLAN “Star Academy”, seriali ku zbulohen talentet e reja te kenges dhe kercimit modern, permes nje debati te gjere me publikun.” Star Academy ” dhe kete vit do te jete nje “Reality Show” per te rinjte, prinderit dhe mesuesit, te cilet i trajnojne artistikisht dhe psikologjikisht per “jeten ne skene”.

Protagoniste te spektaklit do te jene te rinjte deri ne moshen 27 vjeç, te cilet do te konkurojne ne kenge dhe kercim modern, po njekohesisht protagoniste ne kete serial jane edhe prinderit dhe mesuesit e tyre. Keta te fundit do te trajnojne psikologjikisht jo vetem nxenesit per karrieren artistike, por njekohesisht gjate debateve ato i japin keshilla dhe prinderve te konkurenteve si duhet drejtuar nje i ri qe do beje karriere ne skene.
Seriali televiziv “ Stars Academy ” do te transmetohet per 14 jave (Mars – Qershor) ne prime time ne ora 21.00 çdo te Premte ne Televizionin Kombetar “Klan” ne transmetim tokesor dhe satelitor. Gjithashtu do te ritransmetohet diten e Diel ne mesdite.
Gjithashtu gjate javes do te transmetohet emisioni (60 minuta) “Akademia” (5 here ne jave) me trajnimin, problemet, konfliktet, e te rinjve gjate proçesit mesimor te Akademise.
Qellimi i ketij seriali eshte jo vetem promovimi i talenteve por edhe krijimi i nje prespektive per ta, duke u specializuar ne Akademine tone ne rrymat moderne te muzikes dhe dansit, apo specializime ne shtete te tjera me qellimin final: te krijojme hapesira punesimi ne nje kompani dansi per spektakle dhe musical dhe formacione orkestrale per show televiziv dhe muzike moderne. Per kete arsye repertori i perzgjedhur per konkurim do t’i perkase kercimeve apo muzikes moderne dhe popullore ne rrymat si rock, jazz, blues, latin, fusion, funk, etj.


Nuk ka akoma asnjë votë