Më mbaj mend (për 1 muaj)


West Side Family & Aurela Gaçe - Jehone

Kopjoni linkun URL të videos, duke shtypur "SHARE" në Youtube dhe me pas "Kopjo Link". Nga një komputer, linku mund të merret edhe duke klikuar mbi videon me butonin e djathtë dhe duke zgjedhur "Kopjo URL video". Vendosni linkun me lart dhe shtypni "DËRGO".

Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Jehone".
3. Video është e këngës "Jehone", por nuk këndohet nga West Side Family & Aurela Gaçe.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.

West Side Family & Aurela Gaçe - Jehone  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  37

Këngë e albumit:

"Hitet E Veres '09"

Këngë e albumit:

"Mu Thane Syte"

Pjesëmarrëse në

Festivali i 47-të në RTSH

Komente

Asnjë Koment

Më Shumë Nga

Aurela Gaçe

01/12/2008

2008-11-30T23:00:00+00:00



A kane goje me thon' kto male...
A kane goje me thon' kto fusha...

Jam shkamb',
Jam gur',
Jam rrenje,
Jam stuhia!

Jam shpate,
Jam zjarr,
Barut,
Historia!

Jam fjale,
Jam shenje,
Jam folk,
Jam e vjeter!
Jam rrenje shume e thelle, e gjalle dhe e vertete!

Jam Lab laberie,
Ison mbama gjate!
Kam vellezer nga malesia,
Kjo tok te gjithe na mban!

Me nje gjuhe na kendon nena, shprehet dashuria!
është gjuha e shqiponjes, me e vjeter se e vjetra

Kosove, mireseredhe ketu ku te takon!
Ku flitet gjuha jote, kendohet kenga jone!
Ketu ku tundet veni e toka ndizet zjarr!
Jam i pari e do te mbetem, 100 % Shqiptar!

A kane goje, o me fol' keto male,
E me tregu' kush ka shkel' mbi to,
Do tregojne se kane gjurme Shqiptare,
Aq te vjetra, o sa ato!

A kane goje me thon' keto fusha,
Kush ka ec' e ka luftu' per to,
Do tregojne se kane qene Shqiptaret,
Ne mijera vjet, o te vetmit, o!

A keni vesh, o me degju' tupanat!
Tek kercasin, tek buçasin, o!
Eshte jehona e Shqiptarit!
Le te bien, le te djegin, o!

kam Historin me vete, krenar ia them gjithe botes,
Se jemi gjak i vjeter, gjak Kastriotesh!
Kemi trimerine, kemi dhembshurine,
E shenjta Nene Tereze ketu ka origjine!
Ketu kane origjine trimat e Adem Jasharit,
Me trup e mbrojten vendin si tradita e te parit!
Ketu ku ze vend fjala e ligj eshte bujaria,
Nder vite ne bedena edhe trimeria,
Ketu ku asgje s'shuhet dhe ngelet amaneti!
si Ismail Bej Vlora, biri i bregdetit,
Qe çoi mbi qiell flamurin, sic ka qene me pare,
Tregoi identitetin 100 % Shqiptar!

A kane goje, o me fol' keto male,
E me tregu' kush ka shkel' mbi to,
Do tregojne se kane gjurme Shqiptare,
Aq te vjetra, o sa ato!

A kane goje me thon' keto fusha,
Kush ka ec' e ka luftu' per to,
Do tregojne se kane qene Shqiptaret,
Ne mijera vjet, o te vetmit, o!

A keni vesh, o me degju' tupanat!
Tek kercasin, tek buçasin, o!
Eshte jehona e Shqiptarit!
Le te bien, le te djegin, ooo!
REFx2


Ky tekst u dërgua nga  Fortesa




Më Shumë Këngë Nga West Side Family:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet