TEKSTESHQIP
X Factor Albania 5
Ka startuar në Tv Klan, talent-show muzikor më i suksesshëm në Shqipëri.

Interpretues të të gjitha moshave me pasion muzikën, do të ngjiten në skenën madhështore të “X Factor” ku do të shpalosin talentin para jurisë, e cila përbëhet nga Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka.

“X Factor” rezervon çdo të premte 20 episode emocionuese me performanca spektakolare muzikore, debate mes jurisë dhe konkurrentëve, si dhe momente plot argëtim dhe humor.

Ky produksion i standardeve të larta vjen nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, dyshja e cila prej vitesh ka drejtuar programet dhe serialet më të pëlqyera televizive.

“X Factor Albania” është rikthyer në ekranin e Tv Klan. Në karrigen e jurisë do të ulen Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka. Adi Krasta, rikthehet në një spektakël talentesh pasi ka qenë prezantuesi i talent-showt të parë në Shqipëri “Ethet e së premtes mbrëma”. Prezantues dhe drejtues artistik i disa Festivaleve të Dhjetorit në Shqipëri, prezantues e po ashtu drejtor artistik i Festivalit të Parë të Këngës në Kosovë.

Një nga emrat më të shquar të të gjitha edicioneve të “X Factor Albania”, pasi ka rrëmbyer vendin e parë, Arilena Ara rikthehet në skenën që nisi karrierën si anëtare e jurisë. Tanimë si ylli ndërkombëtar i muzikës pop, fituese e Festivalit të 58 të Këngës, përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision 2020”, me rekorde botëror pët hitin “Nëntori”, “4 Times Platinium”, më shumë se 500 milionë klikime në YouTube, me mbi 100 milionë streams në platformat digjitale, miliona ndjekës në rrjetet sociale, dëgjuar në mbi 2700 radio në botë, qindra koncerte në Evropë dhe Azi, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare.

Një tjetër artiste e talentuar që na ka krenuar me talentin dhe fitoret e saj do të zërë vendin si anëtare e jurisë për të dhënë gjykimet dhe vlerësimet e saj profesioniste, Elhaida Dani. Artiste shqiptare e skenave botëtore, fituese e “Star Academy”, fituese e çmimit të parë në “Top Fest”, fituese e edicionit të parë të “The Voice of Italy”, fituese e Festivalit të 53 të Këngës në RTSH, përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurosong 2015”. Elhaida vulos suksesin e saj me muzikalin e rekordeve “Guinness”, “Notre Dame De Paris”. Qindra koncerte, “sold out” në të gjitha teatrot botëror.

I njihur për energjinë, zërin e veçantë që numëron dhjetëra hite, por kësaj here do të japë edhe gjykimin e tij si pjesë e jurisë Young Zerka. Me 700 milionë klikime në YouTube, miliona klikime në platformat digjitale, qindra koncerte në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ka spikatur gjithnjë për stilin e veçantë të muzikës dhe look-un e tij. Artisti i parë që solli në shqip zhanerat “Reggea&Dance Hall”, këngë shumë të suksesshme dhe bashkëpunime me artistë shqiptarë dhe të huaj.
X Factor Albania 5 (2023)
  • X Factor Albania 5
  • Viti: 2023
  • Studio Klan
  • Prezantuesit: Alketa Vejsiu
  • TV: Tv Klan
  • Radio: Radio Klan