TEKSTESHQIP
Ylli Baka - Vetëm Në Atdhe E Ndiej Veten Mbret
Ylli Baka
Vetëm Në Atdhe E Ndiej Veten Mbret

Kënga vjen e kompozuar nga Maksi Kuci, për tekstin punoi Arben Duka, ndërsa për arranzhimin u kujdes Ilir Suku (Likja). Ky material artistik ka ardhur si dhuratë i kompletuar në spektrin vizual me anë të një videoklipi muzikor, video produksionin e të cilit e krijoi MAX Production. Video premiera u transmetua më 22 Maj 2025.
Teksti :: Song Lyrics
Të gjithë ënderrojnë
Për më tepër fat
Vetëm në atdhe
Unë ndihem rehat

REF.:
Vetëm në atdhe
E ndiej veten mbret
Si shqiponjë e malit
Në folenë e vet

Mbi ditët e mia
Fryn kjo erë e jugës
Veç këtu më duan
Dhe gurët e rrugës

REF.:
Vetëm në atdhe
E ndiej veten mbret
Si shqiponjë e malit
Në folenë e vet

Ec o i bekuar
Dhe më ço atje
Ty të kam në zemër
Shpirt o mëmëdhe

REF.:
Vetëm në atdhe
E ndiej veten mbret
Si shqiponjë e malit
Në folenë e vet

VIDEOKLIPE

Komente 0