Beatrix Ramosaj
Beatrix Ramosaj
Beatrix Ramosaj
  • Vendlindja:
  • Groningen Hollandë
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri Shqipëri
  • Mosha:
  • 28 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 9 Qershor 1994
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♊ Binjaket
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Këndon kryesisht: pop
Beatrix Ramosaj është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Eshtë e re, e bukur, e talentuar dhe më se e gatshme për të përballuar me sukses skenën. Quhet Beatrix Ramosaj dhe mban emrin e ish- Mbretereshes se Hollandes, Por suksesi i saj i vrullshem ne boten e muzikes po e shfaq ate pak nga pak si nje Princeshe te vogel te muzikes Shqiptare kjo per faktin e moshes se saj te re. Beatrix eshte mbesa tjetër e këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe motra e Argjentina Ramosaj. Ajo shprehet: "Tezja ime është frymëzim shpirtëror për mua, por zgjedhja e Liceut ka qenë ndikimi i nënës sime, Antigonës dhe i imi." Beatrix u bënë tashmë disa vite që është pjesë e skenës, ndërsa në repertorin e saj numëron disa këngë të suksesshme e videoklipe. Këngëtarja ka qenë mjaft aktive në eventet muzikore që realizohen në trojet shqiptare, e po ashtu numëron edhe shumë koncerte të realizuara në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në Nëntor 2010, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "E Dua Beat-In". Një këngë plot ritëm që arriti deri në finalen e këtij evenimenti.

Më datë 8 Mars 2011, Big Basta publikon videoklipin "Muzikës Sime", në bashkëpunim me Beatrix Ramosaj. Me këtë këngë, Big Basta dhe Beatrix marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.

Në Nëntor 2011, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Dilema".

Më datë 14 Shkurt 2011, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin "Let Me Love You", një këngë e zhanrit R&B në ditën e të dashuruarve. Një Produksion i Elgit Dodës dhe tekst i Big Bastës. Kënga flet për një vajzë të dashuruar, e cila nuk ka kurajon e duhur t'ia shprehi dashurinë djalit që do. E pyetur nëse kenga ishte për dikë në veçanti Beatrix përgjigjet: "Jo, nuk është një dedikim, por thjesht është një tekst i sygjeruar".

Në Maj 2013, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Prekem Ngadale".

Më datë 4 Korrik 2013, Gold AG publikon videoklipin "Sa Vite", në bashkëpunim me Beatrix Ramosaj.

Më datë 23 Nëntor 2013, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin "Pa Ty". Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, De Vox, teksti u shkrua nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Lens Production.

Më datë 25 Gusht 2014, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin "Qysh Ki Qejf". Muzika e këngës u punua nga Seven Saraqi, Lurro, teksti u shkrua nga Gjiko, ndërsa për orkestrimin u kujdes Stash. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Në Maj 2015, Beatrix Ramosaj merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Dhoma 609", një këngë e realizuar nga Indrit Topi dhe Briz Musaraj.

Më datë 22 Qershor 2017, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin "Pa Ndjenje". Teksti u shkrua nga vetë Beatrix Ramosaj. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 28 Dhjetor 2020, Beatrix publikon videoklipin "Dancing With The Devil". Muzika e këngës u punua nga Beatrix Ramosaj & Gent Bushpepa.

Në Qershor 2021, Beatrix merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën "Dancing With The Devil".

Më datë 11 Qershor 2021, Beatrix publikon videoklipin "By My Side". Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Tull Production.

Më datë 12 Prill 2022, Dj Geek publikon videoklipin "Ma Shume Se Ti", në bashkëpunim me Beatrix. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vig Poppa, ndërsa orkestrimi u realizua nga Čekic. Produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Në Maj 2022, Beatrix merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "By My Side".

Më datë 9 Qershor 2022, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin "Vone". Për muzikën e këngës kanë punuar bashkarisht Big Deal Records, Beatrix Ramosaj & Escobars, ndërsa tekstin e shkroi Elinel. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Deal Records.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »



Pjesëmarrja Në Festivale:



Lajme Showbiz:

Më shumë artikuj nga Beatrix Ramosaj »

Komente 43