TEKSTESHQIP
Elvana Gjata - Grada
Elvana Gjata
Grada

Këngën e kompozoi Denk, Tonic, Elvana Gjata & Nikolaos Giannulidis, tekstin e shkruajtën Denk & Tonic, ndërsa produksionin e punuan Panda Music & Unik Beatz. Pritshmëritë ishin të mëdha, ndaj ky hit muzikor paraqitet tek ata që mezi po e prisnin i plotësuar në aspektin vizual me anë të një videoklipi muzikor, video produksioni i të cilit u përgatit nga Supercut, teksa regjisori i videos është Besian Durmishi. Klipi hit impaktoi online më 21 Shkurt 2025 dhe shumë shpejt u kthye në një nga më të pëlqyerit e momentit.
 Elvana Gjata: "Shikoj mbrapa në atë që kam kaluar... çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që të gjitha më formuan në atë që jam. “GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet!".

TEKSTI :: SONG LYRICS

Asnjiherë s'je vet kur o' tavolina plot
Unë po nihna vet kur jam n'tavolinë me plot
Dhimbjen nuk e njoh, si robot, nuk dalin lot'
Gjith' je ma i fortë, kur s'ta dinë pikën e dobët

Kokën s'e mbajta mbrapa
Apet unë bona hapa
E rrethume me gjarpna
U kon e shtrenjt kafshata
Jeta m'ka dhan limona
I kom bo limonata
Nëse po fol për grada (shh!)
Unë jom Elvana Gjata (Gjata)

E ku je kon ti?
E ku je kon ti?
E ku je kon? Se tash lehtë e ki me fol!
E ku je kon ti?
E ku je kon ti?
E ku je kon?

Ki kujdes, kon e ki n'rreth
Kon e man' ngat kur nihesh keq
Kush o' për ty kur je ti sad?
Kush o' aty kur ti met vet
S'di ça flet, pika n'det
Sa stuhi, ama mrrina n'breg
S'ka rëndësi, se e ardhmja m'pret
Tu qëndis, sikur shqipja n'flag
Natë për natë me vetën sfida
S'u kon fair por lot nuk qita
Ku u kon terr, unë prapë shndrita
Dhjetë herë rashë, njëmbëdhjetë u ngrita

Po s'po ma nin sa t'osht dashnia
Zemra plot qëllime t'mira
Ti nashta ece rrugëve t'mija
Po nuk ke ec me këpucët t'mija

E ku je kon ti?
E ku je kon ti?
E ku je kon? Se tash lehtë e ki me fol!
E ku je kon ti?
E ku je kon ti?
E ku je kon?

Kontribuan:

VIDEOKLIPE

Komente 0