TEKSTESHQIP
Elvana Gjata - Lumja Toka
Elvana Gjata
Lumja Toka

Këngën e kompozoi Elvana Gjata, Denk, Tonic & Nikolaos Giannulidis, teksti u shkruajt nga Denk & Tonic, ndërsa produksioni e përshtatën Panda Music. Për të pushtuar më shumë zemrat e fansave, hiti artistik i radhës finalizohet dhe vjen tek ndjekësit e shumtë i plotësuar këndshëm edhe me një klip muzikor, për video produksionin e të cilit është kujdesur Supercut, teksa regjia e videos u mor përsipër nga Besian Durmishi. Video hiti impaktoi online me datë 16 Maj 2025 dhe refreni u bë viral direkt pas publikimit.
Teksti :: Song Lyrics
[Hyrja: Donatella]
O lumja toka, që e shkel me kambe
O lumja toka, që e shkel me kambe
Thuje

[Refreni]
O lumja toka, o, që e shkel me kambe
O lumja toka, o, që e shkel me kambe
O lumja vjehrra, o, që e thërret oj nane
O lumja vjehrra, o, që e thërret oj nane

E lumja toka, e lum mahalla
Krejt po na kqyrin, sytë janë ka na
Body like Cola, sweet ananas
Si kamera, m'përcjell ditë e natë
M'pëlqen qysh nihna
Pse s'po vjen ti, dhe pak rrina?
A je ti sot ka Prishtina?
Dopamina mungon, te ti e kom lan

Nëse don me m'pa me sy
E ki nevojë për dashni, zemër?
Ti a m'ki mu, zemër?
Ti a m'ki mu?
Mos ta nin sa t'jom me ty
Botën n'dorë e ki, zemër
Ti a m'ki mu, zemër?
Ti a m'ki mu?
Thuje

[Refreni: Donatella]
O lumja toka, o, që e shkel me kambe
O lumja toka, o, që e shkel me kambe
O lumja vjehrra, o, që e thërret oj nane
O lumja vjehrra, o, që e thërret oj nane

Nejse, ku na mbeti peng?
Puna do modern, mos e le me nji vend
Jena komponent, s'ka muzikë pa instrument
Ti je nota jem, muhabeti [o' me slang]
M'pëlqen qysh nihna
Pse s'po vjen ti, dhe pak rrina?
A je ti sot ka Prishtina?
Dopamina mungon, te ti e kom lan

Nëse don me m'pa me sy
E ki nevojë për dashni, zemër?
Ti a m'ki mu, zemër?
Ti a m'ki mu?
Mos ta nin sa t'jom me ty
Botën n'dorë e ki, zemër
Ti a m'ki mu, zemër?
Ti a m'ki mu?
Thuje

[Refreni: Donatella]
O lumja toka, o, që e shkel me kambe
O lumja toka, o, që e shkel me kambe
O lumja vjehrra, o, që e thrret oj nane
O lumja vjehrra, o, që e thrret oj nane

DËRGOI:
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0