TEKSTESHQIP
Kengetare Te Ndryshem - Bashkimi Kombëtar
Kengetare Te Ndryshem
Bashkimi Kombëtar


Teksti :: Song Lyrics

T’njefsha t’mirën nanë Shqipëri
Sot m’kan thirrë vllaznit e mi
Në Prishtinë janë mbledhë të tanë
Janë bo bashkë me knu nji kangë

Sa me gëzim, vllazën, ju prita
Të lumtë na që na erdh dita
Me i ba bashkë trojet e vjetra
Se në kufij kanë met veç letra

Prej Çamëria kur u nisa
M’kan përcjellë burrat me plisa
Tre kufij përpara m’dolën
Vetëm shqip të tret m’folën

Prej Presheve kur jam nisë
Nji shqiponjë kish ardhë n’prag t’shpisë
Si me ditë ku kam me mrritë
Der n’Prishtinë m’ka bo shoqni

Mue fjalën kur ma çove
N’kam u nisa prej Tetove
Shqip m’folshin qiell e tokë
Sharri rrafsh vlla mu ka dokë

Edhe unë prej Malësisë t’Madhe
Bjeshkëve kam jam nisë ksaj radhe
Gjithëve bashkë kur ju kam gjetë
Gëzim ma t’madh s’kam pasë n’këtë jetë

Sot prej gëzimi pikon loti
Nji Shqipëri e ka falë Zoti
Na jemi gjashtë vllazën shqiptarë
Kanga jonë bashkim kombëtar

Sot prej gëzimi pikon loti
Nji Shqipëri e ka falë Zoti
Na jemi gjashtë vllazën shqiptarë
Kanga jonë bashkim kombëtar

Kontribuan:
altin
Komente 1