TEKSTESHQIP

Leonora Jakupi
Vajza E Kojshisë
Lyrics

Mirëserdhe shok në jetën time
quhet spektakël kjo ku unë qëndroj
Eja afrohu shok, mos u frikeso
deri tek unë mund të arrish pa pasaportë
vetëm me zemër të hapur e me zemer plot

REFRENI:
Jam vajza e kojshisë,
e bukura e Shqiptarisë,
por e vujtun jam
si asnjëra mbi këte dhe
Kalova zjarr e hi
e zbathur nëpër shi
gjithë jetën ece
Une fustanin antiplumb
çdo ditë e veshe
dhe buzëqeshe

Ti mendon se jam mendjemadhe
Yjet jetojnë në qiell e jo në tokë
Unë jam veç një më shumë në këtë botë
deri tek e cila mund të arrish pa pasaportë
vetëm me zemër të hapur e me zemër plot

REFRENI:
Jam vajza e kojshisë
e bukura e Shqiptarisë
por e vujtun jam
si asnjëra mbi kete dhe
Kalova zjarr e hi
e zbathur nëpër shi
gjithë jetën ece
Une fustanin antiplumb
çdo ditë e veshe
dhe buzëqeshe

DËRGOI:
INFO
Projekti finalizohet para shikuesve i plotësuar artistikisht edhe me anë të një klipi muzikor, për produksionin e të cilit është përkujdesur MAX Production. Videoklipi u publikua më 5 Prill 2014. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Armend Rexhepagiqi, për tekstin janë zgjedhur vargjet e shkruara nga Aida Baraku, ndërsa arranzhues i muzikës është Big Bang (Arbër Gjikolli).