TEKSTESHQIP
Lori - Dielli
Lori
Dielli

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Armend Rexhepagiqi, tekstin e përgatiti Aida Baraku, ndërsa autor i orkestrimit është Darko Dimitrov.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Hëna e plotë, e gjatë nata,
telefonata nga gjumi zgjoi.
Më lajmëruan: udhëtoi,
s’mund ta vizitoj atje ku shkoi.
Këngët e dashurisë i dhashë,
në mbeturina të hedhura i pashë.
Një det e qava, ta di,
pse më ik çdo pasuri?

REF:
Diell, i bukuri diell,
pse nuk e ngrohe?
Qiell, i madhi qiell,
pse s’e mbulove?
Me batanije dashurinë e tij,
pse lejove që të ngrijë?
Zot, pse nuk ndërtove urat
që do të më çojnë ku jeton ai?

Pranë bukës mbeta e uritur
e paujitur, pranë oqeaneve.
Majave mbeta pa u ngjitur,
duke rrëshqitur akullnajave.
Meshkujt shikoj, ndoshta prapë e gjej,
por e kuptova: engjëjt s’ecin këtej.
Do të mbetem zonjë,
asnjë gotë nuk do ta thej.

REF:
Diell, i bukuri diell,
pse nuk e ngrohe?
Qiell, i madhi qiell,
pse s’e mbulove?
Me batanije dashurinë e tij,
pse lejove që të ngrijë?
Zot, pse nuk ndërtove ura
që do të më çojnë ku jeton ai?

Kushdo që shkallëve do të kalojë,
hapat e tij më duken se do t’i përkutoj, ooo…

Diell, i bukuri diell,
pse nuk e ngrohe?
Qiell, i madhi qiell,
pse s’e mbulove?

Pse s’i tregove sa e dua unë,
sa shumë e dua unë,
sa shumë e dua unë, dua unë?
Më thuaj, jetë mizore,
a i shkrove?
A i lajmërove
se e dua shumë?

REF:
Diell, i bukuri diell,
pse nuk e ngrohe?
Qiell, i madhi qiell,
pse s’e mbulove?
Me batanije dashurinë e tij,
pse lejove që të ngrijë?
Zot, pse nuk ndërtove urat
që do të më çojnë ku jeton ai?

Kontribuan:
Ronnie
Komente 0