TEKSTESHQIP

Lori
Thuaj Nanës
Lyrics

A p'i thua nanes tane,
Sa e amel jam?
A p'i thua nanes tane,
Zemren cfare e kam?

Di me prit, e me percjelle.
Heret çohna. Vone bi' e flej,
E di me çmu,
ato qe t'kan' rrit per mu.

REFRENI.
Thuja nanes, nanes tane!
Thuja mos prito,
Kom me t'ble me dashni t'madhe,
Ma t'madhen ne bote.
Thuja nanes, nanes tane!
Thuja mos prito,
Nuk e shes une dashnine tane,
Per asnji sen' ne bote.

A p'i thua nanes tane,
Sa e amel jam?
A p'i thua nanes tane,
Zemren cfare e kam?

Kallabllaku s'em pengon.
Gojen me ta kqyr une kom.
Une di me shujt',
Me t'rujt' qysh ajo t'ka rujt'.

REFRENI.
Thuja nanes, nanes tane!
Thuja mos prito,
Kom me t'ble me dashni t'madhe,
Ma t'madhen ne bote.
Thuja nanes, nanes tane!
Thuja mos prito,
Nuk e shes une dashnine tane,
Per asnji sen' ne bote.

DËRGOI:
INFO
Për një përshtatje sa më të mirë, produkti muzikor është lansuar tek shikuesit i ilustruar mjaft mirë me një videoklip muzikor, për video produksionin e të cilit u bashkëpunua me EMF Creative. Ky videoklip u publikua më 12 Korrik 2019. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Armend Rexhepagiqi, për fjalët e këngës është përkujdesur Aida Baraku, ndërsa për okestracionin është përkujdesur Irkenc Hyka.