TEKSTESHQIP
Luana Vjollca - Si Njerëz
Luana Vjollca
Si Njerëz

Për një aspekt artistik të shtuar, produkti muzikor erdhi në tregun e gjerë të muzikës i ilustruar me mjaft shije me anë të një klipi muzikor, video produksioni i të cilit u punua nga Imagine Films, teksa u xhirua me regji nga Artan Korenica. Ky videoklip u publikua më 12 Maj 2022. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Armend Rexhepagiqi, autore e fjalëve të tekstit rezulton të jetë Aida Baraku, okestracionin e punuan Fatjon Miftari & Yll Limani, ndërsa për produksionin u kujdesën Darko Dimitrov & Armend Rexhepagiqi.
Teksti :: Song Lyrics
VERSE.1:
Mos ëm gjuj me krejt’ ç’ka t’bjen...
Mend e krejt ç’ka t’bjen në dorë.
Kjo zemër o’, kjo zemër o’
E ti mos e pushkato.

Dashurinë që e kam fitu,
A e din’ sa shtrejtë e kam pagu?
Kjo zemër o’, kjo zemër o’
Nuk ke të drejtë me e qëllu’.

CHORUS.(2X):
A po takohem’ si njerëz?
A bisedojmë si njerëz?
Nëse nuk duhemi, duhemi...
A mbetemi njerëz?

VERSE.2:
Mos ëm gjuj me krejt’ ç’ka t’bjen...
Mend e krejt ç’ka t’bjen në dorë.
Kjo zemër o’, kjo zemër o’
E ti mos e turturo.

Cili hall ty t’ka kriju’?
E cili po t’shtynë me m’ofendu’?
Kjo zemër o’, kjo zemër o
Zemra o mësu krejt me i duru’

CHORUS.(4X):
A po takohem’ si njerëz?
A bisedojmë si njerëz?
Nëse nuk duhemi, duhemi...
A mbetemi njerëz?

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0