TEKSTESHQIP
Meda - O Mehlem
Meda
O Mehlem

Kënga është kompozuar nga Nexhat Mujovi (Wirusi), ndërsa për tekstin u kujdes Fatmir Muja.
Teksti :: Song Lyrics
Je si Dielli, je si Hëna
Sikur ti nuk bon më nëna
Me ty zemrën e kam plot
Oh të rujt i madhi Zot

Syni i keq o mos na paftë
Kurrë belaja mos na zaftë
Se dashnia krejtë i ka
Kur s'ka hile, ka sevda

Ref. 2x
O mehlemi i shpirtit tem
Drita jem, syni jem
Zemra jeme n’dashni ra
Ç’ka t’thush ti unë kam më ba

Kur po t’shoh zemrën ma kënaq
Per çdo sëmundje je ilaç
Mos m’u ndaj ditë as natë
Lumi unë që t’kam nafak

Syni i keq o mos na paftë
Kurrë belaja mos na zaftë
Se dashnia krejte i ka
Kur s'ka hile, ka sevda

Ref. 2x
O mehlem i shpirtit tem
Drita jem, syni jem
Zemra jeme n’dashni ra
Ç’ka t’thush ti unë kam më ba

DËRGOI:
Komente 9