TEKSTESHQIP
Stefi Prifti - Kristal
Stefi Prifti
Kristal

Kënga u kompozua nga vetë artisti, poezinë e krijoi Ismail Kadare, ndërsa arranzhues i muzikës rezulton të jetë Endri Sina. Pas një pune të palodhur, ky produkt muzikor u finalizua dhe erdhi tek audienca e gjerë i realizuar mjaft mirë edhe me anë të një videoklipi muzikor, video produksionin e të cilit e punoi Ar Visual, teksa regjisori i videos është Auren Mejdani. Kjo video premierë është transmetuar më 10 Mars 2025 dhe filloi të komentohej menjëherë pas publikimit.
Teksti :: Song Lyrics
Sa kohe qe s'shihemi dhe ndjej
Si te harroj une dalengadale
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floet dhe gjithçka

Tani erkoj une poshte e lart
Nje vend ku ty te te leshoj
Nje strofe, nje note, a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer, a morg-kristal
Mos duhet valle prape te te mbart
Gjysme te vdekur, gjysme te gjalle

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund te te shperndaj

(refren)
Te te mashtroj ndoshta eshtu
Nuk mundem jooo
Dhe pastaj te puth e te ik pa kthim
Dhe nuk do dime as ti, as une, askush
Harrim ish ky a s'ish harrim
(2 here)

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer, a morg-kristal
Mos duhet valle prape te te mbart
Gjysme te vdekur, gjysme te gjalle

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund te te shperndaj

Dhe nuk do dime as ti, as une, askush
Harrim ish ky a s'ish harrim
Harrim ish ky a s'ish harrim

VIDEOKLIPE

Komente 0