TEKSTESHQIP
Elita 5 - Me Fal
Elita 5
Me Fal

Në mënyrë që dëgjimi të jetë sa më i natyrshëm dhe teksti sa më i kuptueshëm, ky produkt u servir tanimë para një audience më të gjerë i punuar mjaft mirë edhe me anë të një videoklipi, për video produksionin e të cilit është përkujdesur Sustain Entertainment, teksa u xhirua nga Daniel Joveski. Ky videoklip erdhi në platformat online me datë 25 Qershor 2014 dhe direkt pas publikimit mori goxha klikime.

Teksti :: Song Lyrics

Nëse fjalët s'kanë kuptim
më e mirë është heshtja
Nëse loti është i rrem
njësoj është dhe buzëqeshja
Nëse fati asnjëherë
nuk na ndan as na bashkon
sot e përgjithmonë,ka diçka që nuk ndryshon (2x)

ref:
Më fal, të lutem më fal
që nga vetja s'të ndaj
ti e din se jam pa faj.
Më fal, të lutem më fal
që nuk mundem të ndryshoj
të jetoj e të t'harroj.

A ka mbetur gjë në jetë që s'e kam bërë për ty,
a po ndoshta ndjen diçka që mua s'ma thua drejt në sy.
Sikur lotët e gjithë botës të takohen në një vend
prap nuk mund ta thonë dashuria sa dhemb
jo nuk mund ta thonë dashuria sa dhemb

Të lutem më fal...

ref:
Më fal, të lutem më fal
që nga vetja s'të ndaj
ti e din se jam pa faj.
Më fal, të lutem më fal
që nuk mundem të ndryshoj
të jetoj e të t'harroj.

Më fal, të lutem më fal,
që nuk mundem të ndryshoj
të jetoj e të t'harroj...

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 16