
Këngëtarë Të Ndryshëm
Apel Për Paqen
Apel Për Paqen
Muzikën e këngës e kompozoi Luan Zhegu, ndërsa për okestracionin u kujdes Miron Kotani.
Teksti :: Song Lyrics
Sa vonë pranvera erdh sivjet
dhe lulet çelën oh sa vonë
dëgjohen krisma në qytet
dhe një shpërthim diku gjëmon
Përlotur shkon një vogëlush,
i trembur shkel përmbi gëzhoja
Një nënë me të zeza veshur oh,
sheh muret kthyer në rrënoja
Përmbi asfaltin e ciflosur
një libër fletëdjegur rri
si një viktimë e plagosur,
apel për paqe, paqe, qetësi
Mos i vrisni ëndrrat tona,
hapur shkollat të qëndrojnë
Këto duar kaq të njoma,
Shqipërinë do ta ndërtojnë
Do thahet loti e trishtimi
do tretet ditës shpresë plot
Në tokën tonë po çel agimi,
një jetë e re një tjetër botë
Kronikë dhimbjesh dita sjell,
çdo natë Marsi plot me tmerr,
e zbehtë hëna lart në qiell
Si një i vdekur zverdh në terr
Koha plagë i hap parreshtur
tokës sonë,mëmës tonë
S'kemi lindur për të vdekur
bashkë në paqe ne do rrojmë
Pranvera lule çel sivjet
pak me vonesë plot madhështi
Kjo këngë e trishtë sikur humbet
Ne ndjejmë aromë, aromë liri
Mos i vrisni ëndrrat tona,
hapur shkollat të qëndrojnë
Këto duar kaq të njoma,
Shqipërinë do ta ndërtojnë
Do thahet loti e trishtimi
do tretet ditës shpresë plot
Në tokën tonë po çel agimi,
një jetë e re një tjetër botë
Një tjetër botë
Një tjetër botë
Një tjetër botë
Një tjetër botë
dhe lulet çelën oh sa vonë
dëgjohen krisma në qytet
dhe një shpërthim diku gjëmon
Përlotur shkon një vogëlush,
i trembur shkel përmbi gëzhoja
Një nënë me të zeza veshur oh,
sheh muret kthyer në rrënoja
Përmbi asfaltin e ciflosur
një libër fletëdjegur rri
si një viktimë e plagosur,
apel për paqe, paqe, qetësi
Mos i vrisni ëndrrat tona,
hapur shkollat të qëndrojnë
Këto duar kaq të njoma,
Shqipërinë do ta ndërtojnë
Do thahet loti e trishtimi
do tretet ditës shpresë plot
Në tokën tonë po çel agimi,
një jetë e re një tjetër botë
Kronikë dhimbjesh dita sjell,
çdo natë Marsi plot me tmerr,
e zbehtë hëna lart në qiell
Si një i vdekur zverdh në terr
Koha plagë i hap parreshtur
tokës sonë,mëmës tonë
S'kemi lindur për të vdekur
bashkë në paqe ne do rrojmë
Pranvera lule çel sivjet
pak me vonesë plot madhështi
Kjo këngë e trishtë sikur humbet
Ne ndjejmë aromë, aromë liri
Mos i vrisni ëndrrat tona,
hapur shkollat të qëndrojnë
Këto duar kaq të njoma,
Shqipërinë do ta ndërtojnë
Do thahet loti e trishtimi
do tretet ditës shpresë plot
Në tokën tonë po çel agimi,
një jetë e re një tjetër botë
Një tjetër botë
Një tjetër botë
Një tjetër botë
Një tjetër botë
- Publikimi: 30/11/1997
- Ora: 12:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Featuring:
- Muzika:
- Orkestrimi:
Komente 0