TEKSTESHQIP
Festivali i Këngës Në RTK
Festivali i Këngës Në RTK
Festivali I Këngës Në RTK 2025 (2025)
Festivali I Këngës Në RTK 2025
Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK u mbyll me një seri performancash që treguan larmi zhanresh, energji dhe emocione të thella.

Kënga e pesëmbëdhjetë, “S’do të doja dy jetë”, u interpretua nga Bledi Kaso, me tekst të Pandi Laços dhe muzikë të Endrit Shanit, ndërsa orkestrën e dirigjoi Lindita Isufi. Performanca e Bledit solli një interpretim të fuqishëm dhe të ndjerë, duke tërhequr vëmendjen e publikut që nga fillimi i natës.

Garës i shtuan energjinë dy artistë të tjerë me këngën “Pija”, një duet reggae nga Nita Latifi dhe Algert Sala, të cilët sollën ritëm dhe harmoni në skenën e Pallatit të Rinisë. Në vijim, Arjeta Palushaj performoi këngën “Andrra”, duke sjellë emocion dhe një interpretim të fuqishëm, ndërsa Santino De Bartolo solli tonet arbëreshe të këngës “Naze Naze”, që trajton një marrëdhënie të ndërlikuar dashurie.

Një moment të veçantë solli Vlera Kastrati me këngën “Nanë”, një dedikim emocionues, duke prekur zemrat e publikut me interpretimin e saj të sinqertë dhe të ndjerë.

Për ta mbyllur natën e parë, skenën e pushtoi Xuxi me këngën “Identitet”, duke ofruar një performancë që përmbledh gjithë energjinë dhe emocionet e natës së parë të festivalit.

Kënga dhe interpretimi i saj është vlerësuar nga juria profesionale e festivalit e kryesuar nga kompozitori i njohur, Xhevdet Gashi si më e mira e këtij edicioni, në një konkurrencë shumë të fortë. Kënga “Rreze zjarr” e interpretuar me vokal të fuqishëm nga Arsi Bako, kishte për autor teksti dhe muzike Gjergj Kaçinarin, derisa orkestra u dirigjua nga Alfred Kaçinari.

Çmimin kryesor të festivalit, “Diamanti i kaltër”, këngëtares Arsi Bako ia dorëzoi ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku.

E përplot emocion ajo pas shpalljes si fituese shkurt tha: “Nuk e kam pritur fitoren, nuk e di ndihem shumë e lumtur dhe nuk di çfarë të them tani. Thjesht shumë faleminderit”.

E këtë vit fituesja e festivalit mori edhe një dhuratë speciale nga RTK, të cilin e ndau drejtoresha e marketingut në RTK, Ariana Pallata, një medaljon me 62 gurë diamant natyral nga “Flori Diamond”

Arsi Bako u vlerësua edhe me Çmimin e Kryeqytetit, të cilin e dorëzoi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e bërë këtë triumf edhe më të veçantë për artisten.

Çmimi i dytë i festivalit shkoi për Florent Abrashin me këngën “Unë dhe Ti”, ndërsa Arjeta Palushaj me këngën “Andrra” u shpërblye me çmimin e tretë.

Performancat e spikatura nuk lanë pa vlerësim edhe artistët e tjerë: Art Lokaj me këngën “Ty” fitoi Çmimin e Orkestrës, ndërsa Teutë Halili me këngën “Amin” u shpërblye me “Penën e Argjendtë”.

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK u karakterizua nga një organizim i shkëlqyeshëm në krye me drejtorin artistik, Florent Boshnjaku, me një garë të fortë, performanca të shkëlqyeshme dhe atmosferë madhështore, duke dëshmuar edhe njëherë rëndësinë e këtij eventi për skenën muzikore në vendin tonë dhe promovimin e talenteve të rinj por edhe këngëtarëve tashmë të afirmuar.
Festivali I Këngës Në RTK 2025 (2025)
Komente 0