Festivali I 58-Të Në Rtsh
Arilena Ara është shpallur fituese në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH. Këngëtarja e talentuar ka rrëmbyer çmimin e parë me këngën "Shaj", me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj "Nëntori". Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Eurovizion.
Jo vetëm një herë gjatë natës së fundit, publiku ka thirrur emrin e saj duke u ngritur më këmbë, ashtu si edhe në momentin kur u shpall fituese, spektatorët shpërthyen në thirrje e duartrokitje. Vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta. "Kjo është për ju" tha ajo duke ngritur kupën. Vendin e dytë e ka fituar Elvana Gjata me këngën e saj "Me tana".
Përveç artistëve të njohur të skenës shqiptare, kanë konkuruar edhe të rinjtë që kanë dalë si produkt i talent show-ve të ndryshme. Një prej tyre është edhe 16-vjeçarja Sara, e cila ka arritur të marrë çmimin e tretë me këngën "Ajër".
Festivali I 58-Të Në Rtsh (Tekste & Video)
- 1Shqiponja E LireGena
- 2Ku Ta Gjej Dike Ta DuaAlbërije Hadërgjonaj
- 3ShajArilena
- 4Me TanaElvana Gjata
- 5Eja MerreEra Rusi
- 6BohémEli Fara Ft. Stresi
- 7Botë Për DyOlta Boka
- 8MelodiAldo Bardhi
- 9MalaseenBojken Lako
- 10Bisedoj Me SerenatenDevis Xherahu
- 11EndeWendi Mancaku
- 12Me NgjyrosKamela Islamaj
- 13Ju Flet TiranaGenc & Nadia Tukiçi
- 14LojaRenis Gjoka
- 15Ajo Nuk Eshte UneRobert Berisha
- 16AjerSara Bajraktari
- 17AnkthKanita
- 18AsajKastro Zizo
- 19Me Goten BoshTiri Gjoci
- 20Kutia E PandoresValon Shehu
Komente 0