TEKSTESHQIP
Festivali i 15-të në RTSH (1976)
Festivali i 15-të në RTSH
Festivali i 15-të në historinë e festivaleve të këngëve, cilësohet si një ndër festivalet më të politizuar. Këngë dhe krijime muzikorë te vlerësuara për ideologjinë e kohës, të cilat i dedikoheshin socializmit dhe gjithçka kishte lidhje me propagandën e kohës. Ai u mbajt në datat 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1976 në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Fituesja e ketij edicioni ishte Vaçe Zela, tashmë mbretëreshë në këtë ngjarje të muzikës, kjo prej numrit të lartë të fitoreve. “Nënë moj do pres gërshetin”, titullohej kënga fituese e shkruar nga Hysni Milloshi dhe kompozuar nga Avni Mula.
Kënga fituese u shpall "Nënë moj do pres gërshetin", muzika Avni Mula, teksti Hysni Milloshi, kenduar nga Vaçe Zela dhe Avni Mula.

Cmimi i dyte:
"Lart flamujt e kongresit", muzika Ferdinand Deda, teksti Natasha Lako, kenduar nga dueti Janaq Mici - Petrit Lulo dhe dueti Zeliha Sina - Petrit Lulo.
"Buka dhe çeliku", muzika Agim Prodani, teksti Pandeli Koçi, kenduar nga Ema Qazimi dhe Zeliha Sina.

Cmimi i trete:
"Kenge per Tiranen", muzika Nikolla Zoraqi, teksti Dritero Agolli, kenduar nga Gaqo Cako dhe Ema Qazimi.
"E bukura Shqiperi", muzika Pjeter Gaci, teksti Fatmir Gjata, kenduar nga Tonin Tershana dhe Petrika Rrembeci.
"Fshati i ri", muzika Kastriot Gjini, teksti Shaban Murati, kenduar nga dueti Adriana Ceko - Kujtim Kamberi dhe dueti Liliana Kondakçi - Hysni Zela.
Festivali i 15-të në RTSH (1976)
Komente 3