A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
09/03/2019 - 03/05/2019
Ulqin
Prezantuesit: Ariola Shehu
Rtsh / Radio Tirana

Që prej qershorit të 2016-s, ku në “Netët e Klipit Shqiptar” triumfoi Rozana Radi me “Për me pas nji roze”, festivali në fjalë pati një shkëputje 2-vjeçare, për t’u rikthyer sërish në 2019- n!

RTSH ka nisur transmetimin e Netëve të Klipit Shqiptar. Regjisori Petri Bozo njëkohësisht dhe producenti i Deliart Association, në bashkëpunim me RTSH, risjell konkurimin e vetëm të këtij lloji duke seleksionuar 64 klipe nga më shume së 200 të paraqitur.

Realizimet e netëve të prezantimit, janë zgjedhur të jenë në natyrë, në studio të ndërtuara, ku artistë të fushave të ndryshme, vlerësojnë e diskutojnë për elemente filmi të klipeve të përzgjedhura.
Nata finale do të jetë me 3 maj në Ulqin, ku spektakli premton shumë surpiza, e do të jetë drejtëpërdrejtë në televizionet kombetare të gjithë trevave shqipfolese të rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Ndërkohë nën moderimin e ëmbël e elegant të Ariola Shehut, ju ftojmë të ndiqni mes emocionesh, maratonën e përzgjedhjes së klipit më të mirë shqiptar, çdo të premte në orën 18:00 në ekranin e RTSH1.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019