Gjeniu I Vogel 3
Ky shpërthim vokal, me një nga këngët më të bukura të muzikës franceze, “Je t’aime” e kënduar nga këngëtarja e madhe belge, Lara Fabian, zbuloi plotësisht live në teatrin e Televizionit Klan, gjeniun e edicionit të tretë të spektaklit konkurs, Gjeniu i Vogël. Aleksandër Frangaj: “Juria ka vendosur me një votim tre me një në favor të Laura Gjipit”.
Laura Gjipi: “Ndjej gëzim dhe nuk e prisja që do merrja çmimin e parë, sepse ka dhe talente të tjera që e kanë zërin si bilbil.” Vogëlushja dhjetëvjeçare, me zërin e kulluar, një makineri e vërtetë zanore, u përball në një super duel me shkodranin Tedi Paçrami.
Një nga fëmijët më të talentuar dhe më të votuar të spektaklit, duke fituar me vota unanime titullin “Gjeniu i vogël”, të dorëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj.
Gjeniu i Vogël Laura Gjipi, përveç këtij trofeu, fitoi edhe një shumë prej 500 mijë lekësh të reja, ndërsa Tedi Paçrami, fitues i çmimit të dytë, një llogari prej 100 mijë lekësh të reja. Plot shtatë sfida dyshe, katër sfida të para dhe dy gjysmë finale për t'u ndjekur më pas nga një super duel për titullin e madh përcollën në një mbrëmje të gjatë, jo vetëm një garë të fortë dhe emocionuese për tetë finalistët, por edhe një spektakël të vërtetë për publikun dhe teleshikuesit e ekranit të Klan.
Të tetë finalistët të gjithë fituan edhe nga një laptop dhuratë, përjetuan një garë nga më të bukurat, ku vendimi i jurisë, por edhe ai i publikut, që në rastet e pikëve të barabarta vendosi për fituesin e sfidës përkatëse.
Robert Aliaj Dragot: “Isha i paaftë për t'u shprehur në shumë momente, sepse vërtetë u ballafaqova me shoën më cilësor, më dinamik, më si të thuash, ku adrenalina ishte vazhdimisht prezente. Edhe u ballafaqova me spontanitetin, u ballafaqova me një koncert live, domethënë gjithçka ishte cilësore.”
Nertila Koka: “Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, një, mbresa të pashlyera. Domethënë, unë kam qenë në shumë aktivitete, por si ky ishte, ishte shumë shumë i rrallë, me emocione të papara, sepse fëmijë kaq të talentuar rrallë herë i gjen në një grup, por unë do të thoja se Shqipëria paska shumë talente dhe pres vitin tjetër me kënaqësi të dëgjoj talente të tjera.”
Robert Radoja: “E para ishte një përzgjedhje, një seleksionim e një zgjedhje e fëmijë të mrekullueshëm, e cila ishte shumë duke qenë edhe aty në pozicion që isha, ishte shumë e vështirë me bë dallimin mes njërit dhe tjetrit, por duhej bërë. E dyta ishte një organizim i shkëlqyer dhe momenti i tretë, evenimenti i tretë, që është edhe historik, është në teatrin e ri të Klanit.”
Kjo finale, një spektakël me S të madhe, erdhi pas 14 javësh emocionuese konkurrimi live ku votat e publikut përzgjodhën fituesen e këtij çmimi me 689 vota. Artiola Topi nga Elbasani, që fitoi dhe një llogari bankare në Bankën Kombëtare Tregtare prej 150 mijë lekësh të reja.
Mund të thuhet me bindje se skenografia e Gaetano Kastelit dhe ndriçimi nga Franko Ferrari u gjendën krejtësisht në funksion të këtij produksioni muzikor të realizuar me kujdes nga stafi artistik i “Gjeniut të Vogel”, nën skenarin e Pandi Laços, drejtimin artistik të Adi Hilës dhe regjinë e spektaklit nga Bledar Laço. Zbulim i spektaklit ishte dhe prezantuesja Suela Demiri, e cila jo më nën kostumin e gazetares, me individualitetin e saj krijoi origjinalitet për edicionin e tretë të “Gjeniut të vogël”.

- Gjeniu I Vogel 3
- Tiranë
- Janar 2010 - Prill 2010
- Talent Show:
- Kanal televiziv:
- Skenarist:
- Drejtor artistik:
- Juria:
- Vendi:
Studiot e TV Klan
- Prezantues:
Suela Demiri
- Stacion radio:
Radio Klan
- Skenograf:
Gaetano Castelli
Komente 0