A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


19/11/2009 - 21/11/2009
Pallati I Kongreseve, TIRANE
Prezantuesit: Ardit Gjebrea
TV Klan / Radio Klan
“Kenga Magjike 2009”, vjen ne sallen e pallatit te Koncerteve serish ne muajin nentor. Nje festival qe vijon te jete i pasqyruar në të gjithë mediat, që vazhdon të ketë jehonë dhe ndikim të gjerë brenda e jashte kufijve shqiptare. Është ky eveniment i rëndësishëm i muzikës shqiptarë, që në fakt sjell risi jo vetëm më rrymat muzikore, por edhe në elementët e spektaklit. Në këtë festival këngëtarja Adelina Ismajli i rikthehet skenës shqiptare pas 10 vjetësh mungesë. Përgjatë tri netëve në Pallatin e Koncerteve në krah të prezantuesit Ardit Gjebrea janë Carmen Gjani dhe Katia Kongoli, njëra rumune e tjetra ukrainase. Ky bashkëpunim solli për teleshikuesit edhe një kolazh përshëndetës me këngë në të tri gjuhët. Janë këngëtaret Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu, ato që me votat e kolegëve këngëtarë marrin çmimin e parë me këngën “Rruga e zemrës”, kompozuar nga Darko Dimitrov.

Festivali “Këga Magjike” 2009 u mbajt në sallën e Pallatit të Kongreseve

19, 20, 21 Nentor 2009 ne Pallatin e Kongreseve ne Tiranë. Edhe këtë vit u shënua një pjesëmarrje mbarëkombëtare e artistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Pas 10 vitesh mungesë në festivale, rikthehet këngëtarja Adelina Ismajli. Në krah të prrezantuesit Gjebrea, këtë vit kanë qenë dy vajza që nuk i përkasin botës së ekranit, Karmen Gjani dhe Katia Kongoli. Ato kanë sjellë në skenë një aromë krejt të veçantë, njëra nga Rumania dhe tjetra nga Ukraina.Fituese e këtij festivali u shpall kënga “Rruga e zemrës”, një duet i Eliza Hoxhës dhe Rosela Gjylbegut.

JON MUSIC & TVKLAN prezatojne:
Edicioni i 11-te i Festivalit "KENGA MAGJIKE"

LIVE nga Pallati i Kongreseve
19-20-21 Nentor 2009

FITUESIT E "KENGA MAGJIKE 2009"

Çmimi i Pare: Rosela Gjylbegu & Eliza Hoxha
Çmimi i Dyte: Elvana Gjata
Çmimi i Trete: Soni Malaj

Kantautori me i mire: Gerti Gjoni
Best Dance: Ingrid Gjoni
Çmimi AMC: Olta Boka
Çmimi Tendence: Kastro Zizo
Magjia e Pare: Kejsi Tola
Kontributi Artistik: Sajmir Cili
Best Group: "Burn"
Çmimi Televiziv: Evi Reci
Best Rock: Linda Halimi
Kenga Stil: Rozana Radi
Best Balade: Kaltrina Selimi
Çmimi Diskografik: "Produkt 28"
Best Melody: Soni Malaj
Jon Music: Sidrit Bejleri
Performanca me e mire: Orinda Huta
Best Vokal: Rona Nishliu
Çmimi i Kritikes: Mira Konci
Interpretimi me i mire: Silva Gunbardhi & Kelly
Çmimi Cesk Zadeja: Rosela Gjylbegu & Eliza Hoxha
Kenga Hit: Flori
Çmimi i Internetit: Elvana Gjata
Çmimi i Publikut: Adelina Ismajli

Ethet e artisteve pjesemarres ne “Kenga Magjike” moren fund te shtunen rreth mesnate, ndersa vete kengetaret kurorezuan me fitore, permes votimit te tyre, Eliza Hoxhen dhe Rosela Gjylbegun me kengen “Rruga e zemres”, me tekst te Elizes dhe muzike te Darko Dimitrov. Dy kengetaret, njera nga Kosova dhe tjetra nga qyteti i Shkodres, u perloten ndersa terhoqen trofeun dhe falenderuan kompozitorin Darko Dimitrov per muziken e shkelqyer. Eliza u shpreh se ky cmim eshte teper i rendesishem per karrieren e saj. Cmimi i dyte u fitoi, po sipas pikeve te renditura nga votimet e vete artisteve, nga kengetarja simpatike Elvana Gjata, e cila edhe kete vit u prezantua ne kete festival me nje balade te titulluar “Dhe zemra ndal”, me tekst te Ardit Roshit dhe muzike te Flori Mumajesit. Vendi i trete ne kete festival u fitua nga Soni, pritshmerite e se ciles, referuar shprehjes se saj disi me te qeshur: vetem une dhe Irma Libohova marrim gjithmone cmim te pare dhe te dyte”, ishin me te medha; ndoshta pretendimet e saj shkonin per cmimin e pare. Eveniment per kete spektakel dhe festival njekohesisht, ishte paraqitja pas mese 10 vjetesh ne skenen shqiptare, e kengetares se mirenjohur Adelina Ismajli, me kengen “Nuk ngec”.
Gjithsesi, duke qene se gjithcka ishte ne dore te vete artisteve, votat e te cileve do te behen sot publike ne gazeten “KJ”, shohim se kengetare te afirmuar te skenes shqiptare, mes se cileve edhe ikona Adelina Ismajli, kane ne renditje shume zero, gje qe ndoshta deshmon per klimen paksa te “acaruar” dhe konkurrente mes vete artisteve pjesemarres. Madje, vete kengetaret, ironizonin dje zerot e shumefishta qe kane marre prej kolegeve te tyre, ku Rosela Gjylbegu i tha mes te tjerash Adelines se edhe ajo vete ka qene vjet nje nga kengetaret me me shume zero pike nga artistet e tjere. Festivali “Kenga Magjike” solli edhe shume cmime te tjera, mes se cilave spikaten Cmimi i publikut”, qe shkoi per Adelina Ismajlin me kengen e saj ritmike “Nuk ngec”, “Cmimi i internetit” qe shkoi per Elvana Gjaten me “Dhe zemra ndal” etj. Nderkaq, ne dhjeteshen e kengetareve me te mire sipas vendit te dhjete u rreshtuan: Rozana Radi, Olta Boka, Kastro Ziso, Adelina Ismaili, Kaltrina Selimi, Flori, Mira Konci, Soni, Elvana Gjata dhe Eliza&Rosela Gjylbegu. Ajo qe ra ne sy ne raport me festivalet e viteve te tjera, ishte spektakli i dhuruar nga te gjithe artistet, te cilet ne baze te fabules se kenges, kishin ndertuar skenografine qe shkonte me mire dhe koreografine perkatese. Skenografia e festivalit me hapesira dhe shtrirje mbareshqiptare, qe u organizua ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane, u realizua fale mjeshterise se skenografit te mirenjohur italian Gaetona Castelli, i njohur per punen e tij ne festivalin e “Sanremos”. “Kenga Magjike 2009? u prezantua nga shoumeni Ardit Gjebrea, i cili eshte edhe producent i ketij festivali, i shoqeruar nga prezantueset bukuroshe Carmen Gjani, me origjine rumune dhe Katerina Kongoli, ukrainase, te dyja te martuara ne Shqiperi.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  17




teksteshqip.com © 2007 - 2017