Festivali I Këngës Në RTK 2024
Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, filloi Festivali i Këngës së RTK-së, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës të Radio Televizionit të Kosovës përformojnë 16 artistë më 24, 25 dhe 26 tetor 2024.
Trofeu fitues i këtij edicioni është ‘Diamanti Blu’, që është një simbolik për Kosovën, flamurin dhe kaltërsinë e saj. Ndërkohë, juria e festivalit përbëhet nga Minire Fetahu, kryetare e jurisë, Jane Sugarman, Ardiana Pajaziti, Valbona Selimllari dhe Blerta Zeqiri.
Para fillimit të festivalit nga Festim Kabashi dhe Fëllënza Çitaku janë lexuar poezi të Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Fan Nolit, Atë Zef Pllumit dhe Ukshin Hotit, e të cilat i përgjigjen edhe periudhës së sotme dhe thërrasin për unitet kombëtar.
Në festival kanë performuar 16 artistë, duke nisur me Dea Stricën me këngën "N'Shqipni", për të vazhduar me Greta Azizi me "Veres", Agim Poshka me "Ndarja erdhi", Jehona Lumi me "Shko", Inorga me "Seks mashina nga Prishtina", Rei Bezhani me "Zonjë tradhti", Ardita Begu me "Fundosu në dritë", Besmir Shishko me "Unë Ajo", Blendi Kaso me "Një të vetme ka në jetë", Endrit Krasniqi me "Flasë me gjethen", Ardit Stafaj "Faji", Santino De Bartola me "Unë jam Arbëresh", Arnite Kastrati me "Blla blla", Vlona Boshnjaku me "Lotët", Luna Qausholli me "Dielli të më shoh" dhe Bruna Sata me këngën "Ti je i pashpirtë".
Secila prej këngëve pati veçoritë e saj dhe tek publiku solli emocion, derisa juria profesionale edhe gjatë dy netëve tjera do të ketë mundësi t'i dëgjojë performancat e këngëtarëve pjesëmarrës për të dhë vlerësimin sa më real në fund të festivalit.
Në skenë u ngjit edhe fituesi i edicionit të kaluar La Fazani me këngën “Oj Kosovë”, derisa një interpretim të shkëlqyeshëm e pati prezantuesja e festivalit, aktorja Drita Kabashi, e cila këndoi këngën “Mallëngjimi” të kënduar dikur nga Muharrem Qena.
Këngëtari i njohur, Ylli Limani, ka bërë një paraqitje të paharrueshme në Festivalin e Këngës, duke u shfaqur si mysafir special në edicionin e tij të dytë. Ai solli një energji të freskët dhe emocionuese me interpretimin e këngës “Ty”, e cila u prit me entuziazëm nga publiku.
Transmetimi i drejtpërdrejt në RTK filloi qysh në orën 20:10 me pritjen e të ftuarve në tepihun e kuq të Pallatit të Rinisë, ndërsa festivali u hap në ora 21:00.
Fituesi i edicionit të parë, Arbër Salihu (La Fazani) para fillimit të edicionit të dytë u shpreh se është ndjenjë e mirë të kthehet në këtë event, por tani si spektator.
Festivali i Këngës u transmetua drejtpërdrejt në RTK 1, RTK 2, Radio Kosova dhe në platformat digjitale të transmetuesit publik, duke ofruar mundësi të gjerë për ndjekjen e këtij eventi nga të gjithë.
Në finalen e madhe do të paraqiten Arnite Kastrati me "Blla blla", Besmir Shishko me "Unë Ajo", Rei Bezhani me "Zonjë tradhti", Endrit Krasniqi me "Flasë me gjethen", Ardit Stafaj "Faji", Greta Azizi me "Veres", Dea Strica me këngën "N'Shqipni", Agim Poshka me "Ndarja erdhi", Blendi Kaso me "Një të vetme ka në jetë".
Natën e dytë e karakterizoi performanca e jashtëzakonshme e 16 këngëtarëve, të cilët të ndarë në dy grupe rikthyen në skenë një kolazh këngësh ikonike si "Makina e memories" të Ardit Gjebresë, “Unë dhe ti” të Pirro Çakos dhe Rovena Dilos dhe “Kaçurrelja” e “Heroi i qytetit pa lumë” të Gjurmëve. Secili nga konkurrentët këndoi nga një pjesë të këtyre këngëve, duke e bërë këtë mbrëmje të paharrueshme.
Mysafirët specialë si Mjellma dhe Shkumbin Istrefi, u ngjitën në skenë me një “mashup” të këngëve “Pranverë në Prishtinë” dhe “Fever” të Peggy Lee, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe ndjesi të jashtëzakonshme.
Sonila Meço, gazetarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, me fjalët e saj të ngrohta e plotë inspirim, e udhëhoqi një pjesë të kësaj mbrëmje me pasion.
Një pikë e veçantë ishte edhe ajo e balerinëve Fatmir Smani dhe Mërgime Morina, të cilët nën tingujt e këngës “Mesnata” të Vaçe Zelës, e që më pas vazhdoi me zërin e Flaka Krelanit, ndriçuan skenën me një vallëzim romantik.
Energji shtesë kësaj nate i dha rock grupi i njohur “Lindja” me këngët e tyre të njohura si ajo e famshmja “Besa - Besë”.
Festivali i Këngës u transmetua drejtpërdrejt në RTK 1, RTK 2, dhe Radio Kosovë, duke e bërë këtë event të arritshëm për të gjithë.
Nata e dytë e ‘Fest 2’ la pas një atmosferë magjike, teksa tani të gjithë presin me padurim natën finale, e cila premtoi të jetë po aq emocionuese dhe e paharrueshme për të gjithë.
Në natën finale kanë performuar 9 artistë: Arnitë Kastrati me “Blla blla”, Besmir Shishko me “Unë Ajo”, Rei Bezhani me “Zonjë tradhti”, Endrit Krasniqi me “Flas me gjethen”, Ardit Stafaj “Faji”, Greta Azizi me “Veres”, Dea Strica me këngën “N’Shqipni”, Agim Poshka me “Ndarja erdhi” dhe Blendi Kaso me “Një të vetme ka në jetë”.
Juria ndau çmimin e dytë për Greta Azizin, me këngën “Verës”, derisa çmimi i tretë i shkoi Dea Stricës me këngën “N’Shqipni”. Endrit Krasniqi është fituesi i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK. Ai mori trofeun “Diamanti blu” me këngën “Flas me gjethen”.
Çmimi i Pallatit të Rinisë dhe i kryeqytetit shkoi për Besmir Shishko me këngën “Unë ajo”, të cilat i mori nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj dhe udhëheqësja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi.
Çmimin e orkestrës e ndau drejtori artistik i Festivalit, Florent Boshnjaku për Arnitë Kastrati me këngën “Blla blla”. Ai kërkoi duatrokritje për Orkestrën e Festivalit, të cilët kanë shoqëruar këngët me instrumentet muzikore.
Alban Skënderaj nuk është surpriza e vetme skenike në natën finale të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës. Radiotelevizioni i Kosovës ka sjellë edhe emra të tjerë të cilët do të elektrizojnë skenën e ngjarjes. Njëri nga ta është violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Cesari. Në anën tjetër, premierë të veprës së tij do të ketë këngëtari nga SHBA-të, Albert Stanaj.

Festivali I Këngës Në RTK 2024 (Tekste & Video)
- 1Një Të Vetme Ka Në JetëBledi Kaso
- 2VerësGreta Azizi
- 3Ti Je I Pa ShpirtBruna Sata
- 4Dielli Të Më ShohëLuna Çausholli
- 5LotëtVlona Boshnjaku
- 6Blla BllaArnitë Kastrati
- 7Unë Jam ArbëreshSantino De Bartolo
- 8FajiArdit Stafaj
- 9Flas Me GjethenEndrit Krasniqi
- 10Unë-AjoBesmir Shishko
- 11Fundosu Në DritëArdita Begu
- 12Zonja TradhëtiRei Bezhani
- 13Seks Mashina Nga PrishtinaInorga
- 14N'shqipniDea Strica
- 15Ndarja ErdhiAgim Poshka
- 16ShkoJehona Lumi

- Festivali I Këngës Në RTK 2024
- Prishtinë
- 24/10/2024 - 26/10/2024
- Performues:
Elita 5
Aurela Gaçe
La Fazani
Mjellma Istrefi
Flaka Krelani
Lindja
Yll Limani
Alban Skënderaj
Stanaj
Drita Kabashi
Shkumbin Istrefi
Besa Llugiqi
Olen Çezari
- Drejtor artistik:
- Prezantues:
- Festival muzikor:
- Vendi:
Pallati I Rinisë
- Kanal televiziv:
RTK
- Juria:
Minire Fetahu
Jane Sugarman
Ardianë Pajaziti
Valbona Selimllari
Blerta Zeqiri
- Drejtor i eventit:
Adi Krasta
- Special guest:
Sonila Meço
Fatmir Smani
Mërgime Morina
Bujar Ahmeti
- Stacion radio:
Radio Kosova
Komente 0