Gjeniu I Vogel 5
Pas 15 javësh garë, "Gjeniu i Vogël 5" e ka fituesin e tij. Është 12-vjeçarja nga Tirana, Inis Neziri. Ta quash "të vogël" Inisin nuk është tamam me vend, sepse mjafton të mbyllësh sytë për të kuptuar se çfarë pushteti fshihet në atë trup hollak. Të këndosh "I have nothing" të Whitney Houston është një guxim i marrë. Ndoshta po të ishte pak më e rritur Inisi, do ishte menduar pak. Por ajo është vetëm 12 vjeç dhe këndon aq bukur, deri në frikë. Por Inisi nuk ishte vetëm. Përgjatë 15 javëve, në skenën e teatrit të televizionit "Klan" u ngjitën plot 32 fëmijë. E habitshme se si mund të mblidhen bashkë fëmijë aq të talentuar nga Shkodra, Durrësi, Elbasani, Prizreni, Fieri, Vlora, Tirana… Këngë të vështira, ndonjëherë dhe pak të dëgjuara, të cilat ata i interpretonin si të kishin vite në skenë. "Këngëtarët" e CD-ve (që po e harruan CD-në në shtëpi i mori lumi ata dhe koncertin) do të duhej të skuqeshin para tyre. Ishte i kuptueshëm sikleti i katër anëtarëve të jurisë, përbërë nga kompozitori dhe drejtori artistik i "Gjeniut", Adrian Hila, mexosopranoja Vikena Kamenica, këngëtarja Genta Ismaili dhe kantautori Pirro Çako. Si mund t’u thoshe atyre fëmijëve se "gara jote përfundon këtu"?! Me gjithë shtensionimin që prezantuesja e këtij edicioni, Rudina Magjistari, i bënte situatës, duke i mbajtur fëmijët pranë vetes e duke i mbushur me komplimente pas çdo interpretimi, ishte kaq e vështirë… Gara mes 10 finalistëve ishte thuajse e paparashikueshme. E vështirë të thoshe se cili prej fëmijëve do të skualifikohej. Nga java në javë ndihej puna e realizuesve, që nga treshja Pandi e Bledi Laço dhe Adrian Hila, te një skuadër vajzash artiste që punonin kokë më kokë me fëmijët. Veç Inisit me një saktësi gati kompjuterike dhe një siguri çarmatosëse në skenë, nuk mund të mos të të bënte për vete Soni nga Shkodra, tenori i vogël, që përfshihej aq shumë në këngë, Elisa që bënte të përloteshin anëtarët e jurisë, Eranda nga Kosova krejt e veçantë në llojin e vet, Aurora me një seriozitet prej të rrituri, Genti nga Liboniku i Korçës, që u rrit aq shpejt nga e diela në të diel, Pamela, Rigersa… Çdonjëri prej tyre mund të kishte fituar në cilindo edicion të shkuar të "Gjeniut". Por kësaj here ishte radha e Inisit, e cila u shfaq për herë të parë me këngën "Halelujah" (më e lehta që ajo këndoi atyre javëve), një ogur i mirë për rrugën që kishte përpara.
Finalja pa dyshim ishte nata me më shumë emocion. Këngëtarët e vegjël patën mundësinë të këndonin me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, që nga Vikena Kamenica, Pirro Çako, Aurela Gaçe etj. Një dalje jashtë kuadratit e kompozitorit Adrian Hila, që i ulur në piano i këndoi një këngë-falje së bijës, shoqëruar me shumë duartrokitje. Por nata ishte e gjenive të vegjël, të cilët morën secili nga një trofe të personalizuar dhe nga një dhuratë nga AMC. Ndërsa për fituesit e tri vendeve të para ofroheshin udhëtime turistike dhe një bursë në kolegjin "Wilson". Pas garës me njëri-tjetrin, në finale mbërriti Inisi, Soni dhe Elisa. "Sa herë që jepja gjykimin tim, doja që natën të flija i qetë. Sot nuk do të mundem, sepse e di që do t’ia ha dikujt hakun", tha kantautori Pirro Çako, pak para se të jepej çmimi. Por zarfi duhet të mbërrinte. Atë e ngjiti në skenë mexosopranoja Vikena Kamenica, e cila u shpreh se juria për herë të parë kishte marrë një vendim unanim. Fituese ishte Inisi! Kaq mjaftoi që skena të pushtohej nga fëmijët që bënë këtë edicion të "Gjeniut", që vështirë të përsëritet sërish vitin që vjen.
Edhe pse një garë fëmijësh, nuk ka se si të mos ketë pro e kundër fituesit. Ky edicion rezulton të jetë një ndër më të ndjekurit në historinë 5-vjeçare të këtij talent-show. Në faqen e "Gjeniut" në facebook, menjëherë pas shpalljes së fitueses vërshuan komentet. Kishte ndonjë nga ata që e quante jurinë "të shitur", sepse duhej të kishte fituar ky apo ai fëmijë, po ishin të panumërt ata që uronin Inisin, sepse ajo i kishte bërë për vete të gjithë.

- Gjeniu I Vogel 5
- Tiranë
- 04/03/2013 - 12/05/2013
- Prezantues:
- Talent Show:
- Kanal televiziv:
- Vendi: Studiot e TV Klan
- Stacion radio: Radio Klan
Komente 0