TEKSTESHQIP
Gjeniu I Vogel 6 (2015)
Gjeniu I Vogel 6
Spektakli me I madh i talenteve te vegjel! Atje ku femijet maten me te rriturit! Atje ku nga “ i panjohur” behesh nje “star”! Nje program nga: Pandi Laço, Adrian Hila, Bledar Laço.

Spektakli I suksesshem televiziv “GJENIU I VOGEL” – eshte shnderruar tashme ne nje aktivitet mbarekombetar, nje konkurs madje qe i ka kaluar edhe kufijte e Shqiperise. Gjeniu eshte spektakli me pjesemarrje nga te gjitha trevat shqiptare, si Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal I Zi, e diaspore.

Duke e konsideruar si nje nga ngjarjet me te medha televizive te koheve te fundit, producentet dhe ideatoret artistike jane te bindur se ai gjitmone arrin te sjelle ne vemendje te gjithe publikut talentet e vegjel, interpretimet dhe arritjet e nje brezi te tere ne zhvillim,duke arritur te percoje nepermjet tyre nje pjese te mire te krijimtarise me te suksesshme muzikore boterore dhe shqiptare.

Programi natyrisht qe konceptohet mbi bazen e konkurimit te drejtperdrejte, ku te gjithe femijet sfidojne njeri-tjetrin. Ata gjykohen nga nje juri profesioniste, por edhe prej teleshikuesit e shikuesit ne salle.Formati “GJENIU I VOGEL”, ka qene ne 5 edicionet e meparshme nje sukses i pamohueshem televiziv, nje spektakel krejt orgjinal i cili fillimet e tij i ka para formateve te ngjashme te Rai-t apo mediasetit “Ti lascio una canzone” dhe “Io canto”.

“Gjeniu I Vogel” filloi si nje talent show qe solli ne ekran interpretues me te vegjel te kenges, madje edhe talentet e baletit dhe instrumentistet e jashtezakonshem te kesaj moshe. Fakti qe Gjeniu u rrit si program nga vitit ne vit , si persa i perket audiences ashtu dhe nivelit shume te larte te interpretuesve, tregoi interesin e pafund ndaj ketij programi nga te gjithe.

Tashme kane kaluar disa vite nga Gjeniu i pare dhe nje pjese e ish femijeve te Gjeniut sot jane kengetare te afirmuar, si psh Olta Boka (Pjesemarrese edhe ne Eurosong), Kejsi Tola (pjesemarrese ne Eurosong), Dorina Garuci, Gerta Mahmutaj, Greta Koci, Vesa Smolica, etj qe kane marre pjese ne Festivale te medhenj te kenges, ne “Kenga Magjike”, “Top fest”, “X Factor Albania”.

“GJENIU I VOGEL” eshte ideuar nga nje staf artistik i perbere nga autore te njohur te krijimtarise se spektakleve televizive nga autoret me te sukseshme dhe produktive te Spektakleve te medha te TV KLAN skenaristi dhe moderatori Pandi Laço, kompozitori e orkestruesi Adrian Hila dhe regjisori Bledar Laço, si gjithmone nen skenen e magjishme te skenografit italian te Sanremos, Gaetano Castelli.

Vanesa është fituesja e edicionit të 6-të të "Gjeniut të vogël". Spektakli më i madh i talenteve të vegjël, në një mbrëmje të gjatë e plot emocione fëmijësh, u finalizua me një zë që premton shumë. 8 finalistët (Vanesa, Artemisa, Dario, Klodjana, Rea, Igli, Orjaldo dhe Kllarisa) u vendosën fillimisht mes sfidave të përcaktuara më parë nga juria dhe më vonë, nëpërmjet një shorti të hedhur në skenë, 6 finalistët e mbetur u përballën me njëri-tjetrin. Treshja e fundit finaliste, që i kapërceu të gjitha pengesat ishte Vanesa, Artemisa dhe Rea. Pas performancave të fundit të vajzave, Vanesa ishte më e votuara nga juria.

E bukura Klea Huta, prezantuesja e cila na shoqëroi për 15 netë, përcolli emocione te publiku me interpretimin e saj të veçantë drejpërdrejt nga Teatri i Televizionit Klan.

"Gjeniu i vogël" ka arritur edhe përgjatë këtij edicioni të sjellë në vëmendje të gjithë publikut talentet e vegjël, interpretimet dhe arritjet e një brezi të tërë në zhvillim, duke arritur të përçojë nëpërmjet tyre një pjesë të mirë të krijimtarisë më të suksesshme muzikore botërore dhe shqiptare. Tashmë, ai është shndërruar në një aktivitet mbarëkombëtar, një konkurs që i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë, meqenëse është spektakli me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, e diasporë.
Image 1380359
Image 1139939
Image 1139760
Komente 0