TEKSTESHQIP
Kënga Magjike 2018
Për dallim prej viteve të kaluara, morën pjesë më shumë arstistë të njohur, për shkak se ishte 20 vjetori i festivalit. Pjesë e këtij audicioni ishin një numër më i madh i këngëtarëve si: Flori Mumajesi, Artiola Toska dhe Bruno, Yll Limani, Ronela Hajati, Jonida Maliqi, Mentor Haziri, Klajdi Haruni, Era Rusi, Aurela Gaçe ft Eli Fara, Fifi, Stresi, Ardit Çuni etj.

Prej dy vitesh është bërë traditë që “Kenga Magjike” të ketë dy kategori atë të “New Artist” (Artistët e rinj) si dhe artistët big (që janë të afirmuar tashmë në skenë). Pjesë e jurisë për vlerësimin e këtyre artistëve prej dy vitesh kanë qenë: Olti Curri, Juliana Pasha, Venera Lumani, DJ Sardi, dhe Uliks Krajka. Anëtarët e rinj të jurisë ishin: Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Artan Imami, Orinda Huta dhe Armend Regjepagiqi.

Nata finale e edicionit të 20-të të Festivalit “Kënga Magjike” u shoqërua me spektakël dhe emocion, ndërsa natyrisht më e rëndësishmja ishin çmimet për realizimet muzikore që konkurruan në këtë eveniment. Në edicionin e sivjetmë, krahas Ardit Gjebresë, kanë prezantuar edhe Klaudia Pepa dhe Bora Zemani.

Çmimin kryesor të festivalit e fitoi Flori Mumajesi, ndërsa konkurrentë më të afërt për çmimin kryesor ishin Aurela Gaçe me Eli Farën që u renditën në vendin e dytë, si edhe Fifi ft. MC Kresha që zunë vendin e tretë.

Kjo është lista e plotë e fituesve në “Kënga Magjike 2018”:

Vokali më i bukur femëror – Venera Lumani
Grupi më i mirë – Revolt Klan
Çmimi i Televizionit Klan – Klajdi Haruni
Çmimi për artistin/en më të mirë – Wendi Mancaku
Çmimi ‘Çesk Zadeja’ – Erik Lloshi
Çmimi stil – Rovena Dilo & Onati
Dueti më i mirë – Flori Nazifi & Inis Neziri
Më të votuarit në ueb-faqe – Fifi dhe MC Kresha
Çmimi Euro Trend – Manuel Moscati & Matteo Becucci
Çmimi i produksionit Jon Music – Kejsi Tola
Çmimi i kritikës – Rozana Radi
Vokali më i mirë mashkullor – Mentor Haziri
Çmimi ‘Magjia e parë’ – Olsi Bylyku & Lorenc Hasrama
Çmimi i RTV21 – Ardit Çuni & Daniela Toçi
Çmimi ‘Best to invest’ – Krusita
Çmimi EtnoTrend – Artiola Toska & Bruno
Performanca më e mirë – Ronela Hajati
Çmimi i Interpretimit – Era Rusi
Çmimi për Baladën më të mirë – Flori Mumajesi
Kënga Hit – Aurela & dhe Eli Fara
Kënga Magjike 2018 (Tekste & Video)
Image 181877
Image 181758
  • Kënga Magjike 2018
  • Viti: 2018
  • 05/12/2018 - 08/12/2018
  • Pallati I Kongreseve, Tiranë
  • Prezantuesit: Ardit Gjebrea, Bora Zemani & Klaudia Pepa
  • TV: Tv Klan
  • Radio: Radio Klan