TEKSTESHQIP
Big Brother Kosova VIP 4 (2026)
Big Brother Kosova VIP 4
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova tashmë ka nisur. Spektakli më i madh i vitit po transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova, si dhe në kanalin zyrtar në YouTube. Edhe sivjet, spektaklin e drejtojnë dy moderatorë, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Plot banorë VIP nisin rrugëtimin e tyre në këtë sezon të ri, duke sjell debate, rrëfime e mocione të forta për shikuesit. Me dy spektakle në javë të zhvilluar çdo të hënë dhe të premte, publiku do të ketë mundësinë që të njihet më mirë nga afër ma banorët.

Ky sezon i "Big Brother VIP Kosova" u karakterizua nga një sërë ngjarjesh dhe risi që e bënë lojën më dinamike dhe të paparashikueshme. Eduard Kuçi, i cili kishte garuar më parë në Big Brother VIP Kosova 3, u rikthye në lojë si banor. Dolce Dona qëndroi për shtatë ditë në shtëpinë e "Grande Fratello 19" gjatë javës së tretë, duke sjellë një eksperiencë ndërkombëtare në format. Sezoni pati disa hyrje të vona, ku Labinot Rexha hyri në Ditën 8, Labi Haxhiu në Ditën 19, Fjolla Morina në Ditën 22, Jasmin Kadriu në Ditën 26, Ludo Lee në Ditën 29, ndërsa Aurora dhe Suanita Rrusta së bashku me Lim Hotin iu bashkuan në Ditën 54.

Një element i veçantë ishte "Round Trip Ticket", ku çdo banor mori një zarf që hapej gjatë eliminimit; nëse shkruhej "One Way", banori largohej përfundimisht, ndërsa nëse shkruhej "Return", ai kishte mundësinë të rikthehej në shtëpi. Në Ditën 36, banorët u vendosën përballë zgjedhjes nëse do të lejonin rikthimin e Toney Misinit, me kusht që çmimi final të zvogëlohej me 20,000 € dhe Toney të ishte automatikisht i nominuar deri në fund të sezonit. Gjithashtu, në Ditën 40 ndodhi një eliminim i dyfishtë, duke larguar dy banorë në vend të njërit, siç ndodh zakonisht.
Big Brother Kosova VIP 4 (2026)
Komente 0