TEKSTESHQIP
The Voice Of Albania 2
Trofeun e maratonës së talenteve të këngës, The Voice of Albania sezoni i dytë, e fitoi Venera Lumani, duke fituar keshtu çmimin e madh "The Voice of Albania". Në mesin e katër finalistëve të natës së të premtes, Jozefina Simoni, Venera Lumani, Mjellma Berisha dhe Matej Karaqi, fituesin e Voice 2 e zgjodhën drejtpërdrejt teleshikuesit përmes mesazheve në celular në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Përveç çmimit të madh, show ofron edhe çmime të tjera, si promovime muzikore, kontrata me shtëpi diskografike, etj.

Nata finale u karakterizua nga një spektakël plot interpretime ku morën pjesë edhe anëtarët e jurisë, Alma Bektashi, Elton Deda, Sidrit Bejleri dhe Miriam Cani.

Për 17 javë rresht, keto katër emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare, ishin në këtë show në rolin e trajnerëve; ata përzgjeodhen më të talentuarit në këngë, për t'i promovuar drejt suksesit. Secili prej trajnerëve formoi një skuadër, të cilën dhe e drejtoi deri në fund të spektaklit.
Image 115887
Image 119653
  • The Voice Of Albania 2
  • Viti: 2012
  • 07/10/2011 - 22/01/2012
  • Studiot E Top Channel, Tiranë
  • Prezantuesit: Ledion Liço
  • TV: Top Channel
  • Radio: Top Albania Radio