Studiot E Top Channel, Tiranë
Prezantuesit: Ledion Liço
TV: Top Channel
Radio: Radio Tirana
Florent Abrashi është fitues i edicionit të tretë të spektaklit garues ‘The Voice of Albania’. Këngëtari gjakovar, me zërin e tij fantastik, i bëri për vete fansat shqiptarë, të cilët ia besuan atij çmimin. Sigurisht, merita të mëdha për këtë triumf të rokerit gjakovar kishte edhe ‘mësuesi’ i tij, Sidrit Bejleri, që punoi me të gjatë këtyre muajve.
“Faleminderit. Nuk di çfarë të them. Kjo është ëndrra e realizuar”, ka thënë shkurt rokeri kosovar.
Florenti, në finale i pati konkurrentë: Krenarin, që ishte në grupin e Aurela Gaçes, Borën, ‘nxënëse’ e Alma Bektashit dhe Sigin, të cilin e kishte quar në finale Elton Deda. Si shpërblim për çmimin e parë, Florentit i mundësohet ‘gratis’ realizimi i një albumi dhe inçizimi i një videoklipi. Kjo është hera e dytë që një garues nga Kosova e fiton këtë garë, pas Rina Bilurdagut, që ishte shpërblyer me çmimin e parë në edicionin e parë të këtij ‘show’ televiziv.