TEKSTESHQIP
X Factor Albania 4
Edea është fituesja e edicionit të 4 të “X – Factor Albania”. Talent show më i suksesshëm në Shqipëri përfundoi rrugëtimin e tij me një mbrëmje spektakolare. Emocione, nostalgji dhe surpriza, këto ishin elementët kryesor që veshën natën finale të X Factor, e cila mblodhi para ekranit një rekord shikuesish. Edea dhe Genti në garë mes tyre për çmimin e madh, kontratën me kompaninë muzikore Kanadeze “Simon Records”, emocionuan publikun jo vetëm me interpretimet e tyre të kuruara, por dhe me rrugëtimin artistik deri në këtë finale. Në duet me mentorët përkatës dy finalistët ngritën në këmbë të gjithë spektatorët. Kolazhi i X Factor – ianëve të 4 edicioneve dhe prezantueses Alketa Vejsiu ishte mënyra më e mirë për të çelur këtë mbrëmje, ku surprizat dhe të ftuarit nuk munguan.

Artistë të njohur ndërkombëtar, shkelën për herë të parë skenën e “X – Factor Albania”. Emin, këngëtari i cilësuar si Ricky Martin i Rusisë, ngriti në vallëzim të pranishmit me këngën Amor. Klejdi Lupa, artisti shqiptar që ka pushtuar tregun ndërkombëtar të muzikës ndezi atmosferën. Musical “Burlesque” i interpretuar nga Alketa Bleona dhe Miriam solli të tjera nota në spektakël. Në Finalen e “X – Factor Albania” nuk kishte si të mungonte humori. Ky spektakël i kuruar në detaje nga regjisorja Vera Grabocka nën prezantimin e Alketa Vejsiut, mbylli rrugëtimin e tij, duke i lënë radhën projekteve të tjera të sukseshme televizive të këtij produksioni.