TEKSTESHQIP
Kënga Magjike 2013 (2013)
Kënga Magjike 2013
"Kenga Magjike 2013" ndjek tashmë suksesin e viteve parardhëse, si një festival i afirmuar me pjesëmarrje të gjerë të artistëve nga Shqipëria dhe diaspora, një event që u jep hapësirë të konsiderueshme artistëve të rinj. Është pa dyshim festivali i këngëve që mbeten hit e që lançohen më gjatë. Me një skenë madhështore që vijon të realizohet nga mjeshtri Gaetano Castelli, ky edicion që shënon edhe vitin e 15-të të tij, ngjit në skenë bashkë me prezantuesin Gjebrea, dy vajza të reja që për herë të parë u jepet kjo mundësi: Mariela Berliku dhe Ervisa Lati. Janë dy prezantuese, të zgjedhura nga produksioni i festivalit në mënyrë rastësore, përgjatë një "audicioni" të realizuar në ambjentet publike të kryeqytetit. Ndërkohë pjesë e pashkëputur e festivalit janë dy artistët e humorit, Ermal Mamaqi dhe Ervin Bejleri, të cilët sjellin situata të këndshme të trajtuara pikërisht për skenën e Pallatit të Koncerteve. Edhe këtë vit vijon tradita e votimit të hapur të këngëtarëve për njëri-tjetrin, përmes të cilit fituese shpallet Besa, me këngën "Tatuazh në zemër". Regjisore të këtij festivali janë Aldon Lipe dhe Iv Tase.

Kënga "Tatuazh në zemër" e Besa Kokëdhimës është fituese e edicionit të sivjetmë "Kënga Magjike", pasi mori numrin më të madh të pikëve nga votimi i këngëtarëve pjesëmarrës në këtë festival.

Çmimin e dytë e fitoi Ledina Çelo, kurse Endri dhe Stefi morën çmimin e tretë.

Megjithatë, edhe pjesëmarrësit tjerë nuk mund të ankohen, duke qenë se shumë prej tyre u larguan me trofe.

Kështu, çmime morën Dren Abazi, Jehona Sopi, Jonida Maliqi, Rovena Dilo, Nora Istrefi që mori çmimin diskografik, Olta Boka u zgjodh për performancën më të mirë.

Pastaj Bojken Lako Band mori çmimin për ‘Best Rock’, Manjola Nallbani mori çmimin e kritikës, balada më e mirë ishte kënga e Ledina Çelos. Endri dhe Stefi u nderuan për çmimin e këngës hit e kështu me radhë.

ÇMIMET E DHENA NE FESTIVALIN KENGA MAGJIKE

Era Rusi & GBMC " Gjuju" Çmimi Bashkëpunimi më i mirë.
Xhesika Polo "Dashuri që vret" Çmimi Vokali më i mirë.
Ronela Hajati "Mos ma lsho" Cmimi i internetit.
Xhoi "Ndiej" Çmimi Magjia e parë.
Classic boys "Poltrona jote bosh" Çmimi Grupi më i mirë.
Adelina Thaqi "Po u mërzite" Çmimi Çesk Zadeja.
Mariza Ikonomi "Destinacion" Çmimi Interpretuesja më e mirë.
Dren Abazi "Mes Yjesh" Çmimi Stil.
Jehona Sopi "Të shkuara" Çmimi Tv Klan.
Jonida Maliqi "Ti" Çmimi Jon Music.
Olta Boka "E fundit tango" Çmimi Performanca më e mirë.
Nora Istrefi "I jemi je" Çmimi Diskografik.
Gjergj Leka "Po të lë një letër" Çmimi Kantautori më i mirë.
Rovena Dilo "Ne do të puthemi" Çmimi Rikthimi më i mirë.
Rozana Radi "Bekim" Çmimi Amc.
Bojken Lako "Harmoni në skaj" Çmimi Kënga më e mirë rok.
Manjola Nallbani "Vetëm unë" Çmimi i Kritikës.
Besa Kokëdhima "Tatuazh në zemër" Çmimi Best Dance.
Ledina Çelo "Gaboja" Çmimi Balada më e mirë.
Endri dhe Stefi "Jepe jepe" Çmimi Kënga Hit.
Image 1123812
Image 1123707
  • Kënga Magjike 2013
  • Tiranë
  • 28/11/2013 - 30/11/2013
  • Prezantues:
    Ardit GjebreaArdit Gjebrea
    Ermal MamaqiErmal Mamaqi
    Mariela BerlikuMariela Berliku
    Evisa LartiEvisa Larti
    Ervin BejleriErvin Bejleri
  • Vendi:
    Pallati i KongresevePallati i Kongreseve
  • Kanal televiziv:
    TV KlanTV Klan
  • Stacion radio:
    Radio KlanRadio Klan
Komente 17