TEKSTESHQIP
The Voice of Albania 1
Sezoni i parë i The Voice of Albania startoi më 21 tetor të vitit 2011 dhe mbaroi më 10 shkurt të vitit 2012. Në këtë eveniment morën pjesë talente të ndryshme të pazbuluara. Trajnerët apo juria e sezonit të parë përbëhej nga: Sidrit Bejleri, Alma Bektashi, Miriam Cani dhe Elton Deda. Audicionet u mbanë në qendrat më të mëdha të Shqipërisë, duke përfshirë edhe kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën. Nga audicionet u nxjerrën talentet më të mirë, të cilët vazhduan garën në Tiranë. Spektakli u prezantua nga Ledion Liço. Për më tepër, formati i këtij festivali ishte i ndryshëm nga kompeticion tjera që kemi parë deri më tani, meqë ky kompeticion përmban Audicionet e fshehura, Betejat dhe Netët Live.
Image 171190
Image 117229
  • The Voice of Albania 1
  • Viti: 2012
  • 21/10/2011 - 21/10/2011
  • Studiot e Top Channel
  • Prezantuesit: Ledion Liço
  • TV: Top Channel
  • Radio: Top Albania Radio