X Factor Albania 3
Nata finale e edicionit të 3-të të spektaklit X Factor Albania 3, përveç garës solli edhe shumë surpriza ndër të cilat ishin performancat e të ftuarave speciale Elhaida Dani & Miriam Cani.
Ergi Dini është shpallur fituesi i këtij edicioni të X Factor. Në 3-shen e më të mirëve u rradhit e 3-ta Sarah, konkurentja nga Italia, për të mbetur më pas mes konkurrencës së fortë mes dy djemve si Ergi Dini & Senad Rrahmani. Me shumicë votash nga publiku Ergi arriti të bëhej fituesi i X Factor Albania 3, duke bërë kështu fituese për herë të dytë mentoren e tij Tunën.
Ky event, i drejtuar për të tretin vit me radhë nga Alketa Vejsiu, me regji të Vera Grabocka, kishte si anëtarë jurie Pandi Laço (gazetar, prezantues, skenarist e tekstshkrues) Soni Malaj (këngëtare) Altuna Sejdiu (Tuna, këgëtare) dhe Alban Skënderaj (këngëtar), njëherazi dhe trajnerë të konkurrentëve të ndarë në grupe.
Nata finale e X Faktor Albania 3 ishte menduar si një spektakël. Gjithçka nisi me performancën e tre finalistëve, të cilët fillimisht interpretuan një kolazh këngësh, në shoqërimin e trupës së baletit "Albi Nako dance".
Më pas, konkurrimi u hap nga Sarah Memmola, për të vijuar me Senad Rrahmanin dhe Ergi Dinin. Ky i fundit spikati gjatë gjithë netëve të X Factor 3 për vokalin e veçantë, por jo vetëm.
Tre finalistët kënduan nga një duet edhe me mentorët e tyre, ku Ergi Dini u duartrokit gjatë për interpretimin e këngës "Feniks" , e njohur ndryshe si "Zogu i Tunës", dhe ku spiktati në këtë performancë live edhe këngëtarja Tuna.
Në këtë talent show, ndër më të ndjekurit në Shqipëri, ishte e ftuar speciale Harri Lena, fituesja e edicionit të X-FACTOR-ALBANIA-2, e cila ka prezantoi për publikun këngën e saj më të re "Aeroplan", këngë kjo e mundësuar (financuar e prodhuar) nga produksioni I X-Factor-Albania. Më pas në skenë janë ftuar Elhaida Dani, fituese e edicionit të kaluar të Voice Itali dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani. Në spektakël u prezantuan edhe me një numër përshëndetës edhe konkurrentët dhe finalistët e X Factor, nga edicioni i parë tek ai aktuali, së bashku me prezantuesen e eventit, Alketa Vejsiu.
Përmes një video mesazhi, X Factor Albania 3 është përshëndetur edhe nga Simon Cowell, autori i X Factor, prodhues, sipërmarrës e zbulues talentesh, i njohur edhe si anëtari i jurisë së Pop Idol, talent show i pare britanik, nga ku kanë marrë patentën të gjitha Talent Show-t që zhvillohen në Europë, mes tyre dhe Shqipëria.
I gjithë ky spektakël është përmbyllur me shpalljen e fituesit, nga televotimi dhe juria, e cila shpalli si te tillë 18 vjeçarin nga Shkodra, Ergi Dini.

Nimfat
Dream Girls
Joana Gjini
Ester Abazi
Adelina Bacaj
Arlinda Kovaci
Alma Kadria
Ilirian Mertani
Endri Caci
Fatmir Durmishi
Amadeo Gjura
Victorious 4
The Fevers
New Life
Divas
- X Factor Albania 3
- Tiranë
- 15/09/2013 - 23/02/2014
- Prezantues:
- Regjisor:
- Juria:
- Talent Show:
- Kanal televiziv:
- Stacion radio: Radio Klan
Komente 0